SHBA/ “All I Want for Christmas Is You” e Mariah Carey në krye të këngëve për Krishtlindje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ia dolëm,” thotë Mariah Carey, pasi transmetimet, tanimë, e rendisin si hitin sezonal që mban vendin e parë.

Ndoshta është kënga më e dashur e Krishtlindjes, euforike dhe me tinguj mbresëlënës, por “All I Want for Christmas Is You” e Mariah Carey nuk kishte arritur kurrë vendin e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri tani.

Kur u lancua në 1994, rregullat e klasifikimit të muzikës amerikane atëkohë nënkuptonin se nuk mund të garonte si “single”. Riklasifikimet e mëvonshme e konsideruan si një këngë të pavarur në vitin 2000, ndërsa më në fund pas 25 vjetësh arriti të marrë vendin e parë në 2019.

“All I Want for Christmas Is You” e Mariah Carey është afër rekordit të The Beatles. Gjithashtu është kënga e parë e Krishtlindjes që kryeson listat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga Chipmunk Song (Krishtlindje mos u vono) në 1958.

“Ne ia dolëm,” ka shkruar në Twitter, Mariah Carey, duke shtuar pjesë të një interviste dhënë për New York Times: “Ka të bëjë me atë çka fansat dhe njerëzit që më qëndrojnë pranë, më flasin gjatë gjithë vitit. Nuk kam nevojë për diçka tjetër për të vërtetuar ekzistencën e kësaj kënge. Kam zgjedhur ta këndoj gjithmonë, por në këtë pikë, ndjehem sikur më në fund jam në gjendje edhe ta shijoj. Thjesht i dua vërtet pushimet, e di që janë të mërzitshme, dhe nuk më intereson”.

Mariah Carey ka përfituar nga kohështrirja e transmetimit të këngës, përfshirë edhe listat më të mëdha të spoteve për Krishtlindje nga Spotify, Apple Music dhe të tjerë. Analistët e industrisë së muzikës “Nielsen” shprehen se transmetimi i këngës gjatë periudhës së Krishtlindjes ka shkuar nga 12.6 milion në 2014 në 61 milion në 2016, dhe 185 milion në 2018. Radio amerikane e transmeton pothuajse dyfish në të njëjtën periudhë.

Lexo edhe :  A kanë bërë s*ks në ‘BBV3’? Ilnisa zbulon të vërtetën

Kështu që kënga ka arritur suksesin e padiskutueshëm

 

Përgatiti: L.Veizi

Burim: theguardian.com

Të fundit

“Më arrestuan pa asnjë bazë”/ Berisha: U synua që të zhdukej opozita!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar pasditen e sotme sulmet qeveritare që sipas tij kanë përfshirë Partinë Demokratike nga 2021...

“PL s’ka nevojë për prerje kokash”, Kryemadhi ‘shpërthen’ në mbledhjen e KDK

Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL foli me tone të larta, duke thene se Partia e Lirisë nuk ka prerje kokash....

“Kemi edhe momente që gabojmë”, Graciano flet për krisjen e marrëdhënies me Argjirën

Teksa qëndronin në oborr, Graciano dhe Egla kanë biseduar ditën e sotme për një temë delikate teksa kjo e fundit ka pyetur Gracianon lidhur...

Pse nuk duan të punojnë të rinjtë?/Papunësia afatgjatë më 2023 arriti nivelin më të lartë

Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët e ekonomisë po importojnë punonjës...

Krisje mes çiftit/Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash”nga halli që i ka zënë

Juristi kreshnik Spahiu e ka quajtur “teatër” konfliktin politik mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Sipas tij, ata janë duke aktruar një “film luftash”...

Lajme të tjera

Web TV