EKSKLUZIVE/ Shqipëria, ja ku rrezikohet siguria kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kolonel Pëllumb Zaimi, ish-punonjës shkencor dhe ish-pedagog në Akademinë Ushtarake, flet për forcat që i duhen ushtrisë shqiptare për të përballuar rastet e jashtëzakonshme

Nga Leonard Veizi

Çfarë do të thotë siguri kombëtare? Ajo nuk ka të bëjë vetëm me cenimin e territorit, të pavarësisë. Më së shumti siguria kombëtare sot ka të bëjë me aktet e grupeve terroriste. Një shpërthim në mes të qytetit, ndotje e ujit të pijshëm, apo rrezatimi i ushqimeve, mund të krijojnë shumë e më shumë dëme se sa një luftë frontale ku të duhet të marrësh një terren të fortifikuar. Pas kësaj, ajo që ka të bëjë me emergjencat civile, janë fatkeqësitë natyrore, Për të gjitha këto, shteti mban në dispozicion trupa të veçanta, të cilat stërviten çdo ditë, që në një çast fatkeqësia të mund të japin kontributin e tyre maksimal në minimizimin e pasojave…

…Sipas tij, ushtarakët hyjnë në kategorinë e njerëzve që edhe në rrethanat më të vështira i binden shtetit dhe ligjeve të tij. Madje ushtarakët për shumë arsye janë shtetformues dhe kjo është provuar nga filozofët dhe doktrinarët ushtarakë të të gjithave kohërave e vendeve. Por ushtarakët reagojnë fuqishëm kur rregulli në shtet është i dobët dhe sidomos kur nëpërkëmbet rregullatori kryesor i funksionimit të tij, ligjit.

Pëllumb Zaimi, një ish kuadër i lartë i ushtrisë shqiptare, tashmë me gradën e kolonelit në pension, gjatë një interviste ekskluzive për “FJALA”, thotë se nuk është çudi që siguria kombëtare e Shqipërisë të cenohen kudo e në çdo anë.

Në rast fatkeqësish të mëdha, ushtria është mekanizmi më i fuqishëm që i vjen në ndihmë popullsisë civile. Në fakt çfarë masash duheshin marrë në rast fatkeqësie natyrore siç është tërmeti?

Ashtu si dhe në shumë vende të botës, në rast të fatkeqësive të mëdha, ashtu si dhe në raste të sabotazhit apo akteve të tjera terroriste, alarmi jepet edhe për ushtrinë. Madje në shumë vende, është ushtria ajo që ka jo vetëm gatishmërinë më të lartë, por dhe mjetet më të mëdha për të përballuar çdo lloj fatkeqësie. Duhet kuptuar qartë se policia ka për detyrë të vendosi perimetrin e sigurisë dhe të ruajë rendin, por nuk disponon mjete që bëjnë të mundur të ndërhyhet për të minimizuar pasojat.

Kjo do të thotë që ushtria ka trupa të gatshme gjatë 24 orëve?

Jo vetëm kjo, por ushtria në të tilla raste thërret me urgjencë edhe rezervistët. Pra, jo vetëm kur vendi kërcënohet nga një ushtri e një vendi të huaj, por edhe në rast të një fatkeqësie kombëtare, çdo rezervist duhet të dijë se ku duhet të paraqitet për të marrë detyrën. Të mos harrojmë se Shtetet e Bashkuara, që ne i marrim si model, 60 përqind të efektivit të ushtrisë e kanë të përbërë prej rezervistëve. Të gjithë e dinë se ku duhet të paraqiten në rast rreziku. Në rast të thirrjes “nën armë” askush nuk mund ta neglizhojë e të mos paraqitet, pasi pasojat bien mbi të.

A funksionojnë trupat rezerviste në Shqipëri?

Absolutisht jo. Prej shumë vitesh ato nuk janë më funksionale. Në vitin 2003 unë kam dalë si ushtarak në lirim. Prej asaj kohe e derisa kam dalë në pension quhesha “oficer në rezervë”. Domethënë duhet të isha gjithmonë i gatshëm nëse shteti më thërriste “nën armë”. Por në fakt, asnjëherë nuk e kam ditur se ku duhet të paraqitesha në rast rreziku, pra në rast kur shteti bën thirrje për rezervistët që duhet të marrin detyrën. Prej daljes në lirim, e deri më sot, asnjëherë nuk më kanë thirrur “nën armë”, për të dhënë ndihmesën time qoftë në raste përmbytjesh por dhe në raste tërmetesh. Kjo do të thotë që asnjë strukturë që thërret “nën armë” rezervistët, prej vitesh nuk funksionon më.

Si ka qenë e organizuar ushtria shqiptare e para viteve ‘90 sa i përket kuadrit rezervist?

Ushtria ka pasur rreth 450.000 rezervistë. Ata ishin të shpërndarë në 127 brigada si dhe në 34 regjimente. Padyshim ka qenë dhe Regjimenti i Mbrojtjes Civile, me të gjithë kuadrin e nevojshme dhe me mjetet logjistike për të përballuar të gjitha llojet e emergjencave. Në rast mobilizimi secili prej tyre e dinte pikën se ku duhet të paraqitej. Pastaj atje të jepej detyra.

Po sot, si e shihni situatën e Emergjencave Civile?

Sot kemi vetëm ushtarë rrogëtarë, por nuk kemi asnjë organizim për civilët që janë rezervistë të shtetit në çdo lloj situate alarmi. Këtu nuk flitet vetëm për luftë frontale përballë një armiku të armatosur, por dhe për emergjenca civile, e katastrofa. Nëse bie një tërmet, shembet një digë apo ka përmbytje, e para që shkon në front është ushtria. Sepse është ushtria ajo që nuk disponon vetëm trupa njerëzorë por ta edhe mjetet përkatëse. Nëse shembet një urë, është ushtria ajo që në mënyrë emergjente monton një urë provizore, e cila shërben për kalimin e ngarkesave derisa të rregullohet ura e dëmtuar. Brigadat e xhenios kishin në inventar disa dhjetëra ura të montueshme të tipit “Ponton” dhe “Beli” ku kalonin jo vetëm trupa këmbësorie e makina, por dhe tanket.

Si ishin parashikuar rastet e fatkeqësive natyrore në ushtrinë e para viteve ‘90?

Ushtria kishte gjithçka të mundshme që vihej në përdorim në rast lufte. Kishte bazat e furnizimit me kodin “101K”, ushqime, veshmbathje dhe karburante të parashikuara për 5 vite luftë, por që viheshin nën funksion dhe në rast të fatkeqësive natyrore. Fjala vjen: duke iu referuar evidencave të vitit 1992 rezulton se përveç sasisë së çadrave që kishin repartet e njësitë ushtarake në përbërje të tyre, vetëm në rezerva të paprekshme kishte aq çadra të llojeve e madhësive të ndryshme sa mund të strehoheshin njëherazi deri në 350 mijë vetë. Por ushtria dispononte edhe disa spitale fushore me të gjitha pajisjet, pra salla kirurgjie dhe shtretër.

Lexo edhe :  ‘Tirana nga ajri’/ Kryeministri Rama: 5-6 vitet e ardhshme, bum zhvillimi

Si do të operohej më pas me ekipet e Emergjencave Civile të cilat iu nënështruan reformimeve?

Deri në vitin 2013, për sa kohë isha në detyrë si oficer aktiv i ushtrisë, kishte një strukturë për “kërkim-shpëtimin”. Ekipi u krijua që në rast të rrëzimit të një avioni, i ushtrisë shqiptare apo i huaj, pak rëndësi kishte kjo, ekipi të kërkonte, të gjente vendin dhe të shpëtonte të mbijetuarit. Ky ekip stërvitej që të kishte një shpejtësi maksimale në veprim. Për këtë arsye u bënë dhe stërvitje të përbashkëta me ushtritë e Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë. Në të gjitha këto stërvitje ekipi shqiptar i “kërkim-shpëtimit” dilte shkëlqyer.

Është aktiv ky ekip tanimë?

Prej shumë vitesh unë nuk kam dëgjuar më për të. Padyshim që është shkrirë si strukturë. Ekipi në fjalë do të ishte shumë i vlefshëm në rastin e fatkeqësive natyrore, si në rastin e fundit të tërmetit, pasi kishte njohuritë e duhura, por dhe mjetet e duhura për kërkim –shpëtimin e jetëve njerëzore. Në përbërje të ekipit ishin disa helikopterë. Sepse edhe në rastit e tërmetit puna nuk pret sa të vijnë ambulancat. Duhet helikopterë për evakuimin e të dëmtuarve drejt spitalit, pasi rrugët bllokohen Ky ekip i kishte këto mundësi. Ekipi i “kërkim–shpëtimit” nuk u dëgjua të ndërmerrte asnjë aksion. Sepse kjo strukturë për një ditë të tillë do të ishte shumë efektive. Kjo do të thotë që ky ekip nuk ekziston më.

Duke iu referuar problematikës së fundit, si e shihni rolin e ushtrisë?

Sot, Shqipëria nuk ka struktura për të përballuar fatkeqësitë natyrore. Edhe nëse i ka ato janë rudimentare. Tanimë ushtria është një strukturë që nuk shërben për gjë. Po të shohësh fqinjët tanë, Serbia, dhe Greqia, kanë raporte të balancuara forcash. Që do të thotë se kanë ushtarë dhe mjete luftarake pak a shumë në të njëjtat kuota. Shqipëria dikur ka qenë në të njëjtat nivele por sot është shumë larg tyre.

Mbajtja e ushtrisë me kuadër njerëzor e armatim ka një kosto shumë të lartë. Ndërkohë ushtarakët e vjetër këmbëngulin që ushtria duhet ringritur…?

Sot jemi në periudhën kur mund të përballesh me emergjenca të mëdha. Rreziqet vijnë nga grupet terrorist, por dhe nga diversioni i brendshëm dhe ai i jashtëm. Kështu popullsia rrezikohet nga uji i pijshëm, nga ushqimi për të mos folur më pas për Portet dhe Aeroportet. Informacioni mund të vijë ngado sepse në punë janë strukturat e Shërbimit Informativ, ato të policisë dhe ushtrisë. Por kush i kombinon këto struktura. A ka një organizëm të tillë?

Në se ndodh që një grup terrorist hedh një bombë kimike, uranium të varfëruar, është ushtria që vjen në ndihmë. Ajo ka njerëzit e specializuar për këto raste. Ndërkohë sot nuk ka më oficerë kimistë që të ketë dhe një skuadër pas vetes e cila duhet të merret me eliminimin e pasojave. Pra po zhduken disa specialitete që janë shumë të nevojshme në raste të veçanta.

A na duhet një Ministri Mbrojtje, kur tanimë nuk kemi sa avionë, as tanke, dhe as anije të rënda lufte. Madje edhe armatimi ynë ose ka shkuar për skrap ose është shitur…

Ministri mbrojtje ka çdo vend. Kështu që nuk mund të themi që Ministria jonë e Mbrojtjes duhet shkrirë. Struktura e ushtrisë sot ka vetëm 8000 kuadro, nga ministri e shefi i shtabit të Përgjithshëm e deri tek ushtari i fundit. Natyrisht nuk flitet për shifra të ushtrisë së viteve ’80, ku efektivi përbëhej nga të paktën  16.500 oficerë, rreth 9.000 nën/oficerë, rreth 60.000 ushtarë dhe rreth 8.000 civilë. Kjo ishte një shifër shumë e fryrë.  Por gjithsesi duheshin ruajtur njësitë bazë të ushtrisë, që të mos kapeshim mat në një ditë të vështirë, siç ishte dhe rasti i fundit i një tërmeti të fuqishëm.

 

 MOTOJA

Lenini kopjoi Tomas Xhefersonin: “Çdo qytetar duhet të jetë ushtar”

“I gjithë populli ushtar”, nuk ishte një term i dalë nga lidershipi komunist shqiptar. Shprehja në fjalë ishte shumë më e hershme, huazuar nga Vladimir Lenini, i cili gjithashtu e kishte marre nga një tjetër strateg, si Tomas Xhefersoni i Amerikës. E pas kësaj gjithkush mund t’i jepte forma sipas dëshirës së vetë…

Kolonel Pëllumb Zaimi thotë: “Etërit themelues të Shteteve të Bashkuara, mes të cilëve dhe Tomas Xheferson, kanë pasur një teori dhe praktikë që më pas u adoptua edhe nga Lenini. Ajo thoshte: “Çdo qytetar është ushtarë dhe çdo ushtar duhet të jetë një qytetar”.  Një gjë të tillë e hasa në literaturën e shkruar nga Samuel Haningtoni, që është dhe një nga analistët më të mirë të politikave ushtarake amerikane. Pra them se shprehja “I gjithë populli ushtar” nuk është një shprehje që i përket Enver Hoxhës. Ajo ishte lakuar shumë kohë më parë nga etërit që themeluan Amerikën si shtet të përbashkët. Prandaj dhe në rastin e emergjencave civile thirren edhe rezervistët, sepse janë një forcë e madhe për ta përballuar në një kohë më të shkurtër të gjithë aksionin”.

Të fundit

Albano Bogdo ‘thumbon’ Robert Berishën për Nora Istrefin, moderatori habit me përgjigjen

Konkurrentët e “Ferma VIP” janë vënë përballë disa pyetjeve pikante në sfidën “E vërtetë ose Dënim”. “Ne të dyve na...

Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare ish-senatori amerikan

Ka ndërruar jetë Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pranë postit të Nënpresidentin kur kandidoi me demokratin Al Gore në zgjedhjet e...

Qytetari akuzon Metën se ka vjedhur floririn në Krrabë, ja si i përgjigjet ish-presidenti

E ndërsa emri i ish-presidentit Ilir Meta mbetet ndër emrat më të lakuar se fundmi në dyert e SPAK për shkak të akuzave te...

Furnizuesi më i madh i ujit në Britani zhytet në krizë më të thellë financiare

Thames Water i rrënuar nga borxhi nuk ka arritur të mbledhë një injeksion të madh parash nga aksionerët, zbuloi ajo të enjten, duke fajësuar...

Lezhë/ 29 % e bizneseve debitore në bashki,Ndreu: Task-forcë, Do pezullojmë lejet për…

Një pjesë e mirë e hoteleve në zonën bregdetare të Lezhës nuk paguajnë taksën e fjetjes. Kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu gjatë një takimi...

Lajme të tjera

Web TV