Mësuesja që i shpëtoi tërmetit, i rikthehet mësimit me sytë tek nxënësit e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U deshën vetëm 32 sekonda që shtëpia e saj të rrënohej e gjitha me gjithçka kishte brenda. Për Ervisi Bodllin dhe qindra të tjerë si ajo, i janë rikthyer jetës së tyre pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Shqipërinë në 26 nëntor, i cili u mori jetën rreth 51 personave.

41 vjeçarja Ervisi Bodlli, mësuese në profesion, punon në një nga qendrat e ndihmës në Durrës. Ajo dhe familja e saj janë strehuar aty përgjatë dy javëve të fundit.

Pashë shtëpinë time të rrëzohej e gjitha brenda disa sekondave. Të gjitha përpjekjet e një jete u zhdukën para syve”, tha ajo. “Ne vrapuam jashtë nga frika. Ishte errësirë. Edhe fqinjët tanë po largoheshin gjithashtu. Nuk mund ta besoja që burri im dhe dy fëmijët ishin gjallë.”

Bodlli thotë se ajo ka dhënë mësim në arsimin fillor për 18 vjet. Tani, është koha për të filluar përsëri.

Kam pasur një jetë normale, në një shtëpi të re afër punës time. Fëmijët kishin dhomat e tyre. Por asnjë nga këto nuk ka rëndësi kur bëhet fjalë për fatkeqësi natyrore”, tha ajo.

Në orët e para të 26 nëntorit familja qëndroi me shoqen e saj, shtëpia e së cilës arriti t’i rezistojë goditjeve të tërmetit. Brenda dy ditëve në vijim, bashkia e Durrësit e zhvendosi familjen në qendrën e ndihmës.

Burri im, dy djemtë tanë, të moshës 13 dhe 17 vjeç, jetojmë në një dhomë 16 metra katrorë. Nuk është e lehtë, por duhet të kujtojmë faktin se mbetëm gjallë”, tha ajo. Pasi familja u siguria, instinktet profesionale Ervisi Bodllit u rikthyen sërish. Meraku i saj ishin fëmijët, shkollimi i të cilëve u ndërpre prej tërmetit shkatërrimtar.Ajo iu përgjigj kërkesës së Drejtorisë Arsimore Rajonale Durrës për krijimin e klasave të përkohshme në qendrat e ndihmës, nga ku do të pëfitonin 150 fëmijë dhe familjet e tyre.

Lexo edhe :  Durrës, rritet kërkesa për të punuar guidë turistike

UNICEF ndihmoi me sigurimin e materialeve mësimore, çanta shkollore dhe mobilje. Shqetësimi i Bodllit dhe kolegëve të saj ishte kthimi në normalitet i nxënësve.

Fëmijët kanë nevojë për mësuesit e tyre. Mësimi ka filluar përsëri, tani ndihem disi më e qetë. E di që do të gjej forcën për të ecur përpara, jo vetëm për fëmijët e mi, por edhe për nxënësit e mi”, shtoi ajo.

Çdo ditë që kalon, ajo vëren se fëmijët bëhen më të qetë dhe njihen me miq të rinj. Ata vijojnë mësimet në mëngjes dhe më pas kalojnë në hapësirat miqësore për fëmijë të mbështetur nga UNICEF.

Megjithëse gjërat nuk janë si më parë, ajo rrëfen momentet e ankthit kur dikush mund të lëvizë pa dashje një tavolinë ose karrige në klasë dhe fëmijët thonë menjëherë: “Mësuese, toka po dridhet përsëri”.

Ndërkohë që fëmijët ndjekin shkollën, disa nga prindërit kërkojnë në shtëpitë e tyre për të shpëtuar ndonjë nga sendet me vlerë. Të tjerët plotësojnë formularët e kërkesave për dëmtime.

Në fund të ditës, të gjithë kthehen në qendrat e ndihmës. Njerëzit e dinë që edhe nëse duan të rikthehen në lagjet e tyre të mëparshme, ata duhet të tregohen të duruar.

Në orën e takimit me Ervisi Bodllin, mësuesit po organizonin një takim me prindërit. Ata donin të siguroheshin se shkollimi i fëmijëve të tyre po shkon siç duhet. Në sytë e Ervisi Bodlli dallohet një optimizëm i çastit.

Më mungon shkolla dhe më mungojnë nxënësit e mi. Disa prej tyre kërkojnë që të rikthehem”. Ajo dhe shumë të tjerë arritën t’i mbijetojë tërmetit. Ata po gjejnë forcë dhe shpresojnë të rigrihen përsëri.

Të fundit

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat kanë marrë peng interesat e komunutetit himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

U zgjodh të drejtojë Bashkinë e Himarës, reagon për herë të parë Blerina Bala

Blerina Bala ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjes nga Këshilli Bashkiak si kryetarja në detyrë e Bashkisë Himarë, e cila do ta mbajë...

Rritja e Euros si “flakë kashte”, pse ndodhi luhatja e monedhës europiane?

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri pranë niveleve më të ulëta...

Çfarë e shtyn Gazin të bëhet kaq “patriot”?

Nga Artur Ajazi Gaz Bardhi, ditët e fundit, është bërë më opozitar se kurrë. Madje, ai thotë se “gjithçka e bën për popullin, për vendin,...

Lajme të tjera

Web TV