Shqipëria dhe Kroacia i bëjnë kërkesë NATO-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Benet Koleka

Shqipëria dhe Kroacia i kanë kërkuar NATO-s të rishikojë planet për misionin e saj paqeruajtës në Kosovë, duke argumentuar se retorika nacionaliste nga politikanët serbë kërcënon të destabilizojë rajonin e skalitur nga luftërat e viteve 1990.

Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës vazhdojnë të jenë të tendosura pasi Beogradi dërgoi në kufi një tren të pikturuar me parullën “Kosova është Serbi” dhe policia e Kosovës tha që do ta ndalonte atë të hynte në territorin e saj.

Presidenti i Serbisë ka akuzuar autoritetet në Prishtinë se duan të fillojnë një luftë, ndërsa homologu i tij kosovar ka thënë se Serbia mund të përdorë metodën që përdori Rusia në Krimea për të marrë pjesën veriore të Kosovës.

Mimi Kodheli dhe Damir Krsticevic, ministrat e mbrojtjes së Shqipërisë dhe Kroacisë, i shkruan Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg duke dënuar kështu “retorikën nacionaliste nga politikanët serbë dhe veprimet konkrete në kufi”.

Ministrat shkruajtën se ato veprime që synojnë “shkeljen e sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe destabilizimin e situatës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, sipas një deklarate nga zyra e ministers së Shqipërisë.

“Të dy ministrat kërkuan që Plani Operacional i misionit të ruajtjes së paqes në Kosovë të rishikohet pas zhvillimeve të fundit atje”- shtoi deklarata shqiptare. Deklarata nuk e thoshte se çfarë rishikimi duhet të ndjekin.

Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO shihet nga të dy institucionet si një mënyrë për të garantuar paqen në një rajon ende të plagosur nga luftërat që pasuan rënien e Jugosllavisë në fillim të viteve 1990.

Ministrat i thanë Stoltenberg se Shqipëria dhe Kroacia mbështesin transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila në rastë të ndonjë sulmi ka dukshëm mungesa në armatim, mbrojtjeve civile dhe deponim, për krijimin e një ushtrie të plotë.

Lexo edhe :  Masakra e Reçakut/ Begaj: Denoncimi i ngjarjes ndryshoi historinë e Kosovës

Por për të krijuar ushtrinë, Kosovës i duhet mbështetje e pakicës serbe në parlament, përfaqësuesit e së cilës kundërshtojnë këtë veprim.

Serbia humbi kontrollin mbi Kosovën në 1999, kur NATO e bombardoi atë për të ndaluar spastrimin etnik serb në një luftë kundër-kryengritjes. NATO ka ende rreth 4500 trupa të stacionuar në Kosovë për të mbajtur paqen. Mbështetur nga SHBA dhe shtetet kryesore të Evropës Perëndimore, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008.

Shqiptarët përbëjnë më shumë se 90% të popullsisë së Kosovësnë krahasim me pakicat e tjera etnike. Kosova e Veriut është shtëpia e një pakice serbe prej rreth 40,000 deri në 50,000 njerëz që nuk e konsiderojnë Prishtinën kryeqytetin e tyre./Burimi: Wellston Journal/Përshtati: Fjala.al/

Të fundit

Jup Kastrati dhe At Justin Rrota dy mendje të ndritura me shpirt atdhetar

Nga Shpendi Topollaj   Pak kohë më parë, doli nga shtypi libri prej 645 faqesh “EPISTULAR” i Prof. Jup Kastratit me...

Propozimi i pahijshëm, kur paratë shkatërrojnë dashurinë dhe dashuria triumfon mbi paratë

Nga Leonard Veizi   Nuk ka më befasi rreth sentencës që: me para mund të blesh gjithçka, madje edhe atë që konsiderohet e pashitshme. Që do...

Inaugurimi i Trump mund të jetë shfaqja më pak e mrekullueshme në Tokë

Nga Ema Brockes   Në epokën çuditërisht shqetësuese të presidencës së Xhorxh W Bushit, kishte diçka që njerëzve u pëlqente ta quajnë me pompozitet "opozitë kulturore"....

Edhe sa mund ta shpërfillë Albin Kurti Prokurorinë Speciale?

Nga Mimoza Sadiku   Muajin e kaluar, Prokuroria Speciale e ftoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në një rast...

Deputetët të deklarojnë kush përdor Sky ECC

Deputetët e Partisë Demokratike kanë propozuar një nismë që kërkon vetëdeklarimin e deputetëve dhe ministrave për përdorimin e platformës Sky ECC, pas akuzave publike...

Lajme të tjera

Web TV