Ndërkohë që është duke u diskutuar mbi paketën ligjore për mediat on-line, e cila pritet që të miratohet këtë të mërkurë, Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar para nisjes së seancës plenare. Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka kundërshtuar kreun e grupit parlamentar, Taulant Ballën për dy ligjet e shumëpërfolura.
Sipas Bushatit, ligjet bien ndesh me parimet e KiE. Nga ana tjetër, Taulant Balla, ka pohuar se kjo paketë është bërë me dakordësim të plotë me OSBE, ndërsa shpreh bindjen se ajo do të marrë votëbesimin e deputetëve në Kuvend.
Pjesë nga debati:
Ditmir Bushati: Ligjet ne kundërshtim me KiE, që nuk e kanë kërkuar këtë ligj. Po nxitohemi që po bëjmë një ligj të tillë.
Përgjigja e Taulant Ballës: Paketa është e dakordësuar me OSBE. Do ta miratojmë sot variantin e përmirësuar./Fjala.al/