Ish-presidenti Bujar Nishani i është bashkuar korit të kundërshtarëve të ligjit “Anti-Shpifje”.
Përmes një postimi në Twitter, ish-kreu i shtetit thekson se qeveria e Edi Ramës po kërkon të kontrollojë mediat në internet.
Në këtë mënyrë sipas tij, Rama po përhap autokracinë në Ballkan.
“Solidaritet ! Mbroni fjalën e lirë në Shqipëri . Autokracia po përhapet në # Ballkan . Qeveria e Edi Ramës po policon mediat në internet”, shkruan Nishani në Twitter.