Shkarkimi/ Arben Malaj: Rama është bërë i frikshëm, të godet pas shpine

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Financave dhe ish-anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj denoncoi sot nga foltorja e Kuvendit kryeministrin Edi Rama.

Arben Malaj sot në Kuvend
Arben Malaj sot në Kuvend

Duke shprehur keqardhjen e tij lidhur me votimin nga deputetët në Komisionin Hetimor, Malkaj tha se Edi Rama është kthyer në një njeri të frikshëm për ata dhe vetë familjet e tyre.

Arben Malaj tha gjithashtu se çështjen e shkarkimit të tij do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa shpjegoi se Rilindja po i bën një gjyq politik.

Sot rilindja po bën një gjyq politik. Nuk është hera e parë që më kërkojnë të më shkarkojnë. Në 1997 Berisha i kërkoi shkarkimin tim Finos, por kërkesa e tij ra. Kjo është hera e tretë që kërkohet shkarkimi im, por e përsëris me zë të lartë: kam kryer më së miri detyrën time. Kam kërkuar në bord që të demokratizohet qeverisja e Bankës së Shqipërisë. Kam votuar pro ose kundër me përgjegjësi të lartë dhe të thellë. Në komision ndjeva trishtim për votimin rresht të deputetëve dhe i mirëkuptova sepse Edi Rama është bërë i frikshëm jo vetëm për ta, por edhe për familjet e tyre. Keni goditur shpesh pas shpine shoku Rama, por unë nuk e kam bërë asnjëherë. Sapo të krijohet Gjykata Kushtetuese do ta ballafaqoj këtë çështje atje”, -tha Malaj./Fjala.al

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV