Angli, ktheu shtëpinë në fermë kanabisi, pas hekurave shqiptari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Angli vijojnë të jenë lajme të “zakonshme” ato të ndalimit nga policia britanike të shtetasve shqiptarë, që kapen pasi kanë kthyer shtëpine në “Fermë kanabisi”. Kështu ka qenë edhe rasti më i fundit i publikuar edhe nga mediat në këtë shtet, ku një shqiptar ra në prangat e policisë për kultivim dhe shpërndarje hashashi.

Nikola Çela, është dënuar me 28 muaj burgim pasi polica britanike gjeti 350 bimë cannabis të cilat i kishte kultivuar në shtëpinë e tij, në Doncaster. Policia zbuloi bimët në Ferrers Roads, Whitley, në tarracën e banesës në të cilën banonte emigranti Çela.

Sipas policisë së Yorkshire, Çela, ishte me banim të paligjshëm në Angli, pra një emigrant i paligjshëm dhe do të ekstradohet në Shqipëri për të kryer dënimin. Vitet e fundit janë të shpeshta rastet, kur në shumë qytete britanike kapen nga policia shtetas shqiptarë që hanë hyrë si klandestin në këtë vend dhe merren specifikisht me kultivimin e kanabisit./Fjala.al/

Të fundit

Ky model flokësh do të bëjë “namin” këtë sezon pranverë-verë

Ka një vend të veçantë në zemrat tona për modelet e flokëve që janë të lehta dhe të shpejta,...

Studimi: Njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak shanse për të zhvilluar demencën

Shkencëtarët në Indi kanë gjetur më shumë prova se njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak gjasa të zhvillojnë demencë në krahasim me...

Aksident në Fier, përplasen dy makina, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në fshatin Marinëz në Fier . Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e si pasojë...

Arrestimi i Evis Berberit, ja kush emërohet në krye të ARRSH-së

Qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit të këtij institucioni. Ai do të zëvendësojë...

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu në Wauwilermoos i Lucernit, ku ishte i dënuar me kusht. Ai rezulton i dënuar për kundërvajtje...

Lajme të tjera

Web TV