Elbasan/ Pezullohen 10 oficerë policie, lejuan mbjelljen e kanabisit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetë punonjës të policisë së Elbasanit dhe të Librazhdit janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe të Ankesave ka vendosur pezullimin e tyre për shkak se punonjësit e policisë kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë: SHÇBA ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për caktimin e masave të sigurisë për 10 punonjës të policisë në Drejtorinë Vendore Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Librazhd. Kjo në kuadër të procedimit penal të vitit 2019 për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Gjykata ka caktuar për ta, masën e sigurimit ndalues ndaj personit në hetim “Pezullimin nga ushtrimi i detyrës“, si person i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal si person përgjegjës për menaxhimin, monitorimin, koordinimin dhe kontrollin e strukturave për zbatimin e planit të masave në parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike, konktretisht për:

– K/komisar B.H., 52 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit Librazhd;

– K/komisar A.H., 48 vjeç, me detyrë Shef i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan;

– Komisar A.K., 40 vjeç, me detyrë Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd;

– Komisar L.Z., 40 vjeç, me detyrë Shef Seksioni për Rendin në Komisariatin e Policisë Librazhd;

– N/komisar E.A., 44 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve;

-N/komisar G.H., 40 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve;

– N/komisar Y.Z., 51 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan;- Inspektor K.Q. 46 vjeç,me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet;

– Inspektor Z.C., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet;

Lexo edhe :  VIDEO / Kamerat “tradhtojnë” hajdutin në Librazhd, i veshur me të bardha hyn në dyqan...

– Inspektor I.D., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me procedimin penal, referuar mosveprimit të tyre në funksion të përmbushjes së detyrave funksionale, rezulton se nga ana e punonjësve të Policisë dyshohet se është lejuar kultivimi i bimëve narkotike. SHÇBA fton çdo qytetar të denoncojë në numrin 08009090 çdo shkelje apo abuzim të punonjësve të Policisë.

Të fundit

“Luftë SHBA”!/ Ngjela zbërthen skenarin e Metës dhe Kryemadhit pas sulmeve ndaj SPAK

Avokati dhe analisti Spartak Ngjela në një studio televizive dje ka folur lidhur me deklaratat e kreut të Partisë...

Izraeli nis hakmarrjen, sulmon me dronë dhe raketa Iranin

Izraeli, ka lëshuar mëngjesin e së premtes, raketa në një sulm hakmarrës kundër Iranit. Kjo është konfirmuar nga një zyrtar i lartë për televizionin amerikan,...

A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e sotme

Pellgu i Mesdheut tashmë po ndikohet nga një masë ajri e ftohtë, duke sjellë mot të paqëndrueshëm në vendin tonë. Në vendin tonë moti do...

Horoskopi i ditës, e premte, 19 Prill 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Kohët e fundit nuk keni pasur shumë fat në dashuri, por tani mund të filloni të rikuperoheni, ndaj hapuni më shumë me të tjerët...

Lajme të tjera

Web TV