Korçë, vritet dhe digjet në dyqanin e tij biznesmeni 45-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Flamur Duci, si zakonisht ka dalë në orët e para të mëngjesit për të nisur punën në minimarketin e tij. Ka qenë ora diku rreth 06.30 minuta kur është gjendur tek dyqani i tij dhe ka hapur derën.

Aty është përballur me agresorët të cilët si duket kanë qenë duke e pritur duke ia njohur edhe itinerarin e përditshëm. Aty e kanë sulmuar me thikë, mjet që dyshohet se e kanë gjetur brenda dyqanit, thikë që është përdorur nga vetë viktima për të kryer punët e dyqanit.

Ashtu të masakruar me thika, mendohet se i kanë vënë flakën dhe sipas të dhënave ai është përpjekur të dalë dhe ka zbritur shkallët ashtu me flakë nëpër trup.

Poshtë shkallëve ai ka humbur edhe jetën duke mbetur aty. Më pas vrasësit janë larguar të qetë dhe të paprekur nga askush duke lënë të pajetë 45-vjeçarin. Viktima është gjetur nga fqinjët e tij. Është lajëmruar policia e për pasojë kanë nisur edhe hetimet.

Pistat në të cilat po kërkohen edhe vrasësit po edhe motivet janë dy; ajo e grabitjes dhe e vrasjes për hakmarrje, pasi ka dyshime të forta që bëhet fjalë për një sulm të organizuar për shkak se viktima ishte i ndarë me bashkëshorten e tij dhe kjo e fundit ishte larguar për në Francë.

Hetimet dhe dyshimet

Fjala.al ka mësuar se viktima është shtetas i komunitetit egjiptian. Ai është banor i fshatit Mborje dhe gëzon respektin e të gjithë banorëve të asaj zone.

Ai prej disa kohësh është ndarë me bashkëshorten e tij dhe të njohurit kanë treguar se ndarja e tyre ka qenë mjaft problematike.

Ajo ka ikur bashkë me të dy vajzat e tyre. Gjendet në Francë dhe sipas të dhënave gjithnjë është gjeneruar konflikt mes tyre. Policia ka rrethuar zonën dhe mësohet se ka nisur me shoqërimet e para.

Lexo edhe :  “Kjo nuk ndodh”/Meta paralajmëron: Ka një përpjekje për të marrë vulën e P

Prej aty kanë nisur edhe kontrollet në banesa pasi ka dyshime se auorët e vrasjes nuk kanë patur kohë fizike të largohen jashtë lokalitetit. Gjithashtu mësohet se policia dhe prokuroria kanë marrë telefonin e viktimës dhe janë pyetur fqinjët dhe disa persona që kanë dijeni mbi përditshmërinë e viktimës.

Burimet nga grupi hetimor tregojnë se fokusi është vënë konkretisht tek përplasjet për çështje familjare.

Fakti që burri është gjendur i masakruar, me shumë plagë thikash dhe është sulmuar edhe me benzinë do të thotë se ngjarja nuk mund të jetë për motive grabitjeje. Megjithatë ende nuk është bërë gjithë kontrolli i banesës dhe i dyqanit për të mësuar hollësi mbi gjendjen ekonomike të viktimës. /Fjala.al/

Të fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor,...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave...

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë ia doli të fitojë betejën për jetën....

Lajme të tjera

Web TV