Nuk kreu asnjë vrasje/ Si 14-vjeçari u dënua me vdekje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 1944, George Junius Stinney Jr, jetonte në Alcolu, County Clarendon, Karolina e Jugut. George punonte në sharrën e qytetit, dhe familja banonte në banesat e ndërmarrjes. Alcolu ishte një qytet i vogël, i klasës punëtore, ku lagjet e bardha dhe të zeza u ndanë me shina hekurudhore.

George u akuzua për vrasjen e dy vajzave të bardha, Betty nga 11 vjeç dhe Mary e 7 vjeç. Kufomat e të cilave u gjetën pranë shtëpisë ku ai banonte me prindërit e tij. Gjyqi zgjati vetëm 2 orë dhe dënimi u dha 10 minuta më vonë. Prindërit e fëmijës u kërcënuan, nuk u lejuan t’i jepnin atij dhurata në sallën e gjyqit dhe më pas u dëbuan nga ai qytet. George Stinney Jr. është personi më i ri në moshë i dënuar me vdekje në shekullin e 20-të në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte vetëm 14 vjeç kur u ekzekutua në karrigen elektrike. Gjatë gjithë gjyqit të tij dhe deri në ditën e ekzekutimit të tij, adoleshenti mbante në duar një Bibël, duke pretenduar gjithmonë pafajësinë.

70 vjet më vonë, pafajësia e tij u provua më në fund nga një gjykatës në Karolinën e Jugut. Trau me të cilin u vranë dy vajzat, peshonte më shumë se 19.07 kilogramë. Prandaj, ishte e pamundur që Stinney të ishte në gjendje ta ngrinte, e lëre më pastaj ta manovronte aq sa duhej për të vrarë vajzat. Fëmija ishte i pafajshëm, dikush ia hodhi fajin atij vetëm sepse ishte me ngjyrë. Stephen King u frymëzua nga ky rast për të shkruar librin e tij “Milja e Gjelbër”, i cili më pas u përdor për skenarin e vitit tejet të famshëm me të njëjtin emër, që u shfaq në kinematë botërore në vitin 1999. /Fjala.al

 

Lexo edhe :  SHBA apo Britaninë, kë kanë aleat më të besuar shqiptarët?

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Lajme të tjera

Web TV