Tronditet Patosi, i riu ekzekuton para poliklinikës dy bashkëmoshatarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy të rinj kanë humbur jetën për shkak të një sulmi me armë të një bashkëmoshatarit të tyre. Ngjarja e rëndë që ka tronditur gjithë vendin ka ndodhur në Patos paraditen e sotme ndërsa njëri nga të rinjtë ka ndërruar jetë në vend kurse tjetri në ambientet e spitalit të qytetit të Fierit.

Të dhënat e para flasin për një sherr të mbartur mes tre të rinjve sherr që ditën e sotme ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Burimet e policisë bënë me dije për “Fjala. al” se dy viktimat janë shokë me njëri-tjetrin ndërsa personi që ka qëlluar mbi ta është i njohur i tyre po jo mik me ta.

Nuk dihen ende shkaqet reale të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa autori rreth mesditës ka nisur të dëshmojë mbi konfliktin që ka patur me dy personat të cilëve iu mori jetën me një armë zjarri pistoletë!

Policia

Referuar të dhënave që vijnë nga Policia e Shtetit bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur para Poliklinikës së Patosit, ku një gardian i burgut të Fierit ka qëlluar me armën e shërbimit duke lënë të vdekur dy persona, njëri prej të cilëve gjeti vdekjen në vend, ndërsa tjetri ndërroi jetë në spitalin e Fierit.

Policia mundi të arrestojë në kohë rekord autorin e ngjarjes, efektivin e burgjeve Martin Skëndaj, 22 vjeç si dhe sekuestroi armën e zjarrit. Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri në ambientet e Poliklinikës së Patosit, duke lënë të vdekur Elis Kapajn 22 vjeç, ndërsa Manol Rrapaj 26 vjeç, nuk mundi t’i mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Të dy viktimat janë nga Patosi, konkretisht nga Kashisht dhe Kuqa. Policia e Shtetit ka mundur të kryejë në kohë rekord arrestimin e autorit i cili ka tentuar të largohet me vrap pas ngjarjes së rëndë.

Lexo edhe :  “Investimet e huaja janë rritur”/ Rama: Ekonomia shqiptare ka marrë një vlerësim të mirë

Burime konfidenciale tregojnë se historia e përplasjeve mes tyre nuk është aktuale, por burimet fiksojnë faktin se autori ka ardhur i armatosur në vendin e krimit. Janë marrë dëshmitë e para ndërkohë që policia, prokuroria dhe një sërë banorësh të zonës kanë marrë situatën në duar për të evituar përplasjet mes familjeve.

Hetimet vazhdojnë dhe priten dëshmitë për dijeninë që mund të kenë të afërmit e viktimave dhe të autorit mbi përplasjet mes të rinjve./Fjala.al/

 

Të fundit

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti një studim që ka analizuar...

Rriten temperaturat në vend, në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga Afrika veriore. Në një lidhje “skype”...

Lajme të tjera

Web TV