Një biznesmen në Florida ka shlyer faturat e 36 familjeve.
Ato rrezikonin të mbeteshin pa energji elektrike gjatë sezonit të festave.
Michael Esmond i erdhi ideja ti hiqte një pjesë të stresit fqinjëve, kur pa faturën e tij të energjisë.
Ai kontaktoi me kompaninë e energjisë në qytetin Gulf Breeze, ku ai jeton.
Ai pyeti se kush ishin banorët që nuk kishin paguar faturat dhe kërkoi të paguheshin në emër të tij.
73-vjeçari zbuloi se furnizimet me energjie elektrike do ndërpriteshin në disa shtëpi nëse nuk paguheshin deri në 26 dhjetor.
Esmond pagoi gjithsej 4.600 dollarë për të ndihmuar 36 familje në komunitetin e tij prej 6.000 banorësh.