Ish deputeti LSI, ngre dyshime për krijimin e SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish deputeti i LSI, Petrit Vasili ndryshe nga shumë përfaqësues të politikes në vend por edhe diplomatë e ambasada të huaja, ngre dyshime për SPAK. Ai thotë se kremtimet dhe përshëndetjet janë të tepërta, ndër të tjera ai shkruan se SPAK është ngritur në 2 vjet e ca vonesë në thyerje të Kushtetutës dhe pa numrin kushtetues me 10 anëtarë.

“SPAK,”kremtimet” si per Arta Markun,po rezultatet??
Pershendetjet ne 360 grade majtas e djathtas per ngritjen e SPAK si dhe ekzaltimet gati gati folklorike per te jane vertet nje tepri artificiale, e cila i duhet kursyer shqiptareve.

Them u duhen kursyer shqiptareve, pasi festa te tilla hipokrite dhe zhurmemedha shqiptaret kane pare mjaft ne keto vite,nderkohe qe rezultatet jane thelluar te jene shume e me shume negative. Ekzaltim qesharak kombetar e nderkombetar pame te hidhej pa kursim kur u zgjodh klonimi antikushtetues i Arta Markut si Prokurore e Pergjithshme e Perkohshme. Ekzaltim kur u zgjodh KLP dhe KLGJ me kandidate te kontestuar edhe nga vete ONM e nderkombetareve duartrokites per integritetin e ulet dhe te papajtueshem me ligjin dhe me institucionet e reja qe do krijohen. Ekzaltim sot per SPAK te ngritur ne thyerje te Kushtetutes me 2 vjet e ca vonese dhe pa numrin kushtetues me 10 anetare. Po si mundet te pranohet ekzaltimi per nje institucion si SPAK, qe lind me shkelje kushtetuese e ligjore per te cilat s’ka as fajtore dhe as te ndeshkuar. Rezultatet jane prova ku derrmohen ekzaltimet artificiale. Ekzaltimi dhe duartrokitja e zgjedhjes antikushtetuese e te turpshme te Arta Markut me 69 vota dhe qendrimi i saj per plot dy vite i siguroi paprekshmeri absolute maxhorances,por Shqiperise i kushtoi shume rende sepse Shqiperia eshte sot e treta ne bote per korrupsionin, qe mori revan prej pandeshkueshmerise absolute te qeverise dhe korrupsionit te saj te evidentuar shume fort ne te gjitha raportet nderkombetare,te cilat vetem prokuroria me Arta Markun nuk i lexonin.

Lexo edhe :  Rekrutimi i ushtarakëve të rinj/ Të rinjtë kanë interes të vazhdojnë arsimin ushtarak

Kapja e drejtesise dhe puçi i Gjykates Kushtetuese per rrembimin e anetarit te saj duke i rrembyer kompetencen e emerimit edhe Presidentit si dhe degradimi i zgjedhjes se anetareve te Kushtetueses ne nje emerim te detyruar per shkak te skualifikimit te orkestruar te shume kandidateve per te mbetur aq kandidate sa ishin vendet vakante jane fakte tronditese. Sot askujt nuk i duhen ekzaltimet dizastroze alla Arta Marku, qe çuan Shqiperine te treten ne bote per korrupsion,qe lejuan vjedhjen e Teatrit Kombetar,kskandalin e Unazes se Re ku korrupsioni arriti gjer ne Amerike e ku te gjithe padite ndaj Kryeministrit u mbyllen rrufeshem per faje qe ai i pranonte edhe vete sic qe rasti kur i beri thirrje policise ne zgjedhje qe te bente fushate per partine socialiste. Deri me tash prova e rezultateve ka qene nje sfide teresisht e humbur dhe kapja e drejtesise nga qeveria nje fakt i pakundershtueshem. Ndaj ekzaltimet servile si nje film i pare dhe i stërpare nuk i duhen kujt.

Rezultatet nuk duken gjekund.Rezultatet jane kriteri i eficences.Rezultatet presin shqiptaret. Te shohim rezultatet,ato flasin vete,pastaj mbase…mund te fillojne edhe ekzaltimet, qe gjithsesi jane dhe mbeten pa asnje vlere per nje shtet te se drejtes i cili eshte perdite perballe proves se integritetit ne betejen me krimin e organizuar dhe korrupsionin, beteja qe i ka humbur qe te dyja per te keqen e shqiptareve dhe per te miren e qeverise.”- shkruan Vasili./Fjala.al

Të fundit

Kanadaja kalon 40 milionë banorë, “mbipopullimi” shkakton probleme

Kanadaja është vendosur të arrijë një rekord prej 40.77 milionë njerëz në vitin 2023, falë kryesisht imigrimit të përkohshëm,...

Ja si Inteligjenca Artificiale dhe kriza e burimeve njerëzore po ndryshojnë drejtuesit

Kriza e burimeve njerëzore po ndryshon mendësinë e drejtuesve shqiptarë në trajtimin e punonjësve jo më si pjesë të procesit, por si individë duke...

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që kanë më shumë fat për muajin prill

Këto janë 3 shenjat e horoskopit kanë shans të kenë më shumë fat në muajin prill: Binjakët Binjakët do të kenë një nxitës të krijimtarisë në...

Shakira në një lidhje dashurie me aktorin e njohur?

Një dashuri e re? Tani që Shakira është single, po fokusohet në muzikë! Mirëpo, disa ditë pasi publikoi videoklipin e saj "Puntería", ku është protagonist...

Kafja ju ndihmon të bini në peshë, ja sa filxhanë në ditë duhet që të shihni rezultate

Shpesh dëgjojmë, për shembull, se kafeja zvogëlon oreksin dhe ndihmon në humbjen e peshës, ndërsa të tjerë pretendojnë se pirja e kafesë mund të...

Lajme të tjera

Web TV