Operacioni “Ndrangheta”, ish-deputeti i Berlusconit mes 334 të arrestuarve

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Operacioni i madh italian “Ndrangheta” ka goditur një nga grupet më të mëdha mafioze dhe ka vënë pas hekurave plot 334 persona. Politikanë, avokatë, llogaritarë, zyrtarë shteti të korruptuar dhe masonët figurojnë mes të arrestuarve nga maksi operacioni të zhvilluar në mëngjes nga karabinierët e Ros. Midis tyre edhe avokati dhe ish-deputeti i Forza Italisë, Giancarlo Pittelli.

Dyshohet se Pittelii i ndihmoi kriminelët që të krijonin lidhje dhe afera korruptive mes politikanëve, dhe personave të tjerë të fuqishëm nga fusha e biznesit. Pittelli, 66 vjeç, i ka informuar vazhdimisht kriminelët për pasuritë dhe marrëdhëniet mes figurave të larta të politikës italiane, botës së biznesit etj.

Përmes këtij operacioni janë sekuestruar prona me vlerë prej 15 milionë eurosh, ndërsa bëhet me dije se 70 nga të ndaluarit por mbahen në arrest shtëpiak.

Prokuri Gratteri tha se mafia ka depërtuar deri tek administrate publike dhe brenda organeve të shtetit. Të dyshuarit përballen me akuza përfshirë aktivitete kriminale, vrasje, zhvatje dhe pastrim parash përmes blerjes së bizneseve si hotele, bare dhe restorante.Thuhet se ata kanë blerë toka, makina luksoze dhe dyqane këpucësh kryesisht në kryeqytetin Romë, e deri tek ofrimet e shërbimeve funerale.

Disa nga bizneset e Ndranghetas të përdorura për të pastruar paratë ishin regjistruar në Britani. Në Dhjetor 2018, autoritetet e Bashkimit Evropian njoftuan arrestimin e rreth 90 personave të dyshuar si pjesë e mafias ‘Ndrangheta ’në gjashtë vende të Evropës dhe Amerikës së Jugut.


Të fundit

“Erdhi edhe kjo ditë”, SHBA- heq vizat për Kroacinë

Nga 23 tetori, qytetarët kroatë mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa viza, njoftoi Ambasada amerikane në Zagreb. “Erdhi...

Për herë të parë pa Ronaldo-Messi/ El Clasico kryefjala e kampionatit spanjoll, Barça sfidon Realin me “Camp Nou-n” plot

Magjia e El Clasico do të marrë sërish vëmendjen e gjithë botës. Pas një sezoni të dëshpëruar me tifozët që i munguan futbollit, në...

“Do të q* r***, ikni…”! Momenti kur familjarët e Demir Backës, përplasen me policinë (Video)

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Fier, ku Demir Backa, 57 vjeç u ekzekutua me breshëri plumbash. Pasi familjarët kanë marrë...

L’Echo De Paris (1910) / Preteksti i mbylljes së shkollave shqiptare në Elbasan dhe Korçë nga qeveria turke

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Tetor 2021 “L’Echo de Paris” ka botuar, të dielën e 11 shtatori 1910, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me...

Kapet “Otoniel”, bosi më i madh i kokainës në Kolumbi/ Presidenti Duque: Goditje e krahasueshme vetëm me rënien e Escobar

Forcat e armatosura të Kolumbisë kanë arrestuar Dairo Antonio Usugën, të njohur si Otoniel, një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në Amerikën...

Lajme të tjera

Web TV