Atentati ndaj prokurorit Kuliçi, reagon KLP: Të hetohet me këmbëngulje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas Ngjarjes në Vlorë ku iu vendos eksploziv makinës së prokurorit Albert Kuliçi ka sjellë dhe reagimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në një deklaratë për mediat, KLP e cilëson një akt të papranueshëm që synon të intimidojë prokurorin.

Këshilli e konsideron çdo sulm kundër prokurorëve si një atentat terrorist ndaj sistemit të drejtësisë penale, rendit tonë juridik, vlerave tona shoqërore dhe mënyrës tonë të jetesës dhe deklaron se në ushtrim të përgjegjësive kushtetuese merr në mbrojtje të posaçme Kuliçin dhe familjen e tij.

DEKLARATA E PLOTË

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pasi mësoi me indinjatë të thellë për aktin kriminal që ka ndodhur sot, në orët e para të mëngjesit, kundër pronës të prokurorit Albert Kuliçi, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, u mblodh në një mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar reagimin ndaj ngjarjes. Pa dashur të paragjykojmë përfundimet e hetimit, të cilat i presim me padurim, ajo që ka ndodhur sot në Vlorë duket si një sulm i shënjestruar ndaj prokurorit për shkak të funksionit të tij.

Si i tillë, ky sulm përbën një akt të papranueshëm që synon të intimidojë prokurorin dhe të cenojë mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë penale në luftën kundër krimit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë e konsideron çdo sulm kundër prokurorëve si një atentat terrorist ndaj sistemit të drejtësisë penale, rendit tonë juridik, vlerave tona shoqërore dhe mënyrës tonë të jetesës. Për këtë arsye ne e konsiderojmë mbrojtjen e prokurorëve të Republikës si detyrën nr. 1 të Këshillit.

Në ushtrim të përgjegjësive tona kushtetuese për mbrojtjen e prokurorëve, në zbatim të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë“, Këshilli do t’i sigurojë prokurorit Kuliçi dhe familjes së tij mbrojtje të posaçme.

Lexo edhe :  Transport i paligjshëm emigrantësh, një i arrestuar në Shkodër, në kërkim dy të tjerë

Gjithashtu, Këshilli iu bën thirrje të gjitha organeve ligjzbatuese të hetojnë me këmbëngulje dhe përparësi absolute ngjarjen e sotme për të arritur në zbardhjen e saj të plotë dhe të shpejtë. Kjo është mënyra më e mirë për t’i dhënë përgjigjen e duhur krimit dhe për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen. Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ndjekë me interes punën e grupit posaçëm hetimor deri në zbardhjen përfundimtare të ngjarjes dhe do të mbetet në gatishmëri për kryerjen e detyrave që ia ngarkon ligji. Këshilli i Lartë i Prokurorisë inkurajon Z. Kuliçi dhe të gjithë trupën e prokurorëve të vazhdojnë luftën pa kompromis kundër krimit.

 

Të fundit

Ish-kryeministri izraelit: Putini premtoi se nuk do ta vriste Zelensky-in

Ish-Kryeministri i Izraelit Naftali Bennet, i cili shërbeu për pak kohë si ndërmjetës në fillim të sulmit rus në...

Erdogan kërcënon vendet perëndimore që mbyllën konsullatat në Stamboll: Do e paguani!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, tha sot se vendet perëndimore do të paguajnë për mbylljen e përkohshme të konsullatës së tyre në Stamboll javën e kaluar...

Myrto Uzuni i pandalshëm me Granadën në LaLiga, kryeson bindshëm listën e golashënuesve

Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, vazhdon të dhurojë spektakël me Granada-n. Bomberi kuqezi e gjeti përsëri rrugën e rrjetës në ndeshjen që ekipi i tij...

Presidenti Biden mban më 7 shkurt fjalimin mbi gjendjen e vendit

Presidenti Joe Biden pritet të mbajë të martën në Kongres fjalimin e dytë të përvitshëm mbi gjendjen e kombit. Por a do të jetë...

Qeveria e Serbisë në komunikatën zyrtare e pranon Kosovën Republikë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ditë më parë raportoi në Parlamentin e Serbisë, për planin franko-gjerman dhe bisedimet me Kosovën. Vuçiç, në përfundim të seancës së...

Lajme të tjera

Web TV