Berat/ Aksidenti, nëna sheh të bijën nga ballkoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të Beratit, në fshatin Otllak. Dy automjete, njëri tip Benz dhe tjetri Hunday janë përplasur. Mjeti Benz që drejtohej nga 31- vjeçarja Eliberta Themeli i ka prerë rrugën Hunday-t, duke hyrë për në rrugicën e lagjes së saj.

Mirëpo në ballkon gjendej nëna e vajzës, që e ka parë aksidentin. Ajo ka rendur drejt vajzës dhe i ka rënë të fikët në rrugë.

Por menjëherë janë shoqëruar për në spital nënë e bijë. Për fatin e mirë ngjarja ka kaluar pa pasoja të rënda dhe sipas të dhënave spitalore dy gratë janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë verifikimet e para dhe ka konstatuar një pakujdesi nga ana e vajzës.

Aksidenti ka ndodhur në të njëjtin vend ku u përplas ambulanca me trajlerin pak ditë më parë.

Ndërkohë në këtë prag festash një prej problemeve më të mëdha në vendin tonë janë aksidentet. Policia dhe asnjë autoritet nuk del të bëjë apele por turren pas gjobitjes së qytetarëve.

Të fundit

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

Lajme të tjera

Web TV