Filarmonia e Vjenës, ndihmë për familjet e prekura nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit janë bashkuar edhe artistët e Filarmonisë së Vjenës. Violinisti shqiptar me famë ndërkombëtare, Shkëlzen Doli është nismëtari i organizimit të një koncerti për t’u solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti. Të ardhurat nga koncerti i filarmonisë prestigjioze do t’i shtohen ndihmave për familjet në nevojë në Durrës dhe Thumanë.

“Me iniciativë të violinistit të mirënjohur shqiptar Shkëlzen Doli dhe me mbështetjen e kolegëve të tij, anëtarë të Filarmonisë së Vjenës, më 30 Dhjetor 2019, ora 19:00, në sallën “Ehrbar- Saal, Mühlgasse” Vjenë, do të jepet një koncert me valse dhe polka nga Dinastia Strauss.
Të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë falënderon artistët për solidaritetin dhe kontributin e tyre.”- thuhet në deklaratë. /fjala.al/
Burimi: albanianews,it

Të fundit

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

Lajme të tjera

Web TV