Sizmologu grek tregon se ç’duhet të bëjë shteti pas tërmetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sizmologu grek, Spiros Pavlidis tregon se ç’duhet bërë për t’u mbrojtur nga tërmeti dhe për të reduktuar pasojat e tërmeteve të fuqishme, si ai 26 nëntorit të këtij viti.

Sipas tij,  të gjitha ndërtimet e reja duhet të mbështeten në rregullat e rrepta antisizmike. Pavlidis theksoi gjithashtu se hartat duhen  hartuar në mënyrë të detajuar.

Legjislacioni dhe rregulloret duhet të parashikojnë dy aspekte: të gjitha ndërtimet e reja duhet të mbështeten në rregullat e rrepta antisizmike, ndërsa ndërtimet ekzistuese duhet të kontrollohen nga aftësitë e tyre për të përballuar lëkundje të mundshme sizmike, karakteristike për zonën sizmike ku bën pjesë Shqipëria. Ju keni një hartë sizmike të hartuar nga sizmologë të shquar shqiptarë, por mendoj se kjo hartë duhet të detajohet në harta zonale për të gjithë territorin e vendit. Përveç kësaj, duhet të bashkëpunojmë për të kultivuar kulturën sizmike të popullsia dhe çlirimin e saj prej stresit që shkaktojnë tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore”, nënvizoi profesori Pavlidis në një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.Sizmologët grekë janë bërë të njohur në median shqiptare, kryesisht përmes paralajmërimeve për tërmete siç ishte në rastin e Akis Tselentis.

Ky i fundit deklaroi për mediat se Shqipëria mund të preket nga një tërmet i fuqishëm. Kjo deklaratë u pasua nga presidenti Meta i cili bëri të njëjtën thirrje duke kërkuar marrjen e masave nga ana e qeverisë shqiptare./Fjala.al/

Të fundit

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Lajme të tjera

Web TV