Në një kohë kur Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vetë Serbia shprehen se po shohin nga e ardhmja, Beogradi vazhdon t’i mbajë sytë nga e kaluara e përgjakshme.
Mini-Shengeni ballkanik midis vendeve të lartpërmendura ka përjashtuar Kosovën, duke e lënë si jetime në mes të Ballkanit.
Kjo i ka dhënë hapësirë Serbisë të vijojë me tezën e saj se nuk do ta humbë asnjëherë Kosovën.Mediat serbe janë ato që e përforcojnë edhe më shumë këtë fakt, ku B92 shkruan se Serbia nuk duhet të heqë dorë nga Kosova. Madje nëse e bën një gjë të tillë do t’i shtohen më shumë armiqtë.
Në një Today’s Politics, presidenti i Unionit Kombëtar Rus, Sergei Baburin.
“Nëse Serbia do të hiqte dorë nga Kosova, nuk do t’i ndalonte armiqtë e popullit serb të hapnin kriza të reja. Askujt nuk i intereson paqja në Ballkan. Është më e lehtë të menaxhosh popujt që janë në konflikt ”, thotë Baburin.
Ai thotë se Serbia duhet të vazhdojë të sillet si në rastin e Kinës me Tajvanin, i cili u ndaj në vitin 1949, por vazhdon të mos njihet nga Kina zyrtare.
Ndërkaq, marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës janë në pikën më të ulët të tyre. Ndërsa pritet krijimi i qeverisë së Kosovës, për t’u rikthyer te dialogu me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Fjala.al/