Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Dënimi…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Çela

Në drejtimin e gazetës “RD”, në shtator të vitit 1991, ishim katër veta: kryeredaktori, zëvendësi, sekretari i kolegjiumit dhe kryetari i këshillit botues. Me votim të fshehtë u vendos: dy në kompetencë të kryesisë së PD-së, njëri nën hyqmin tim.

– Zëvendësin tënd, – u tha në kryesi, – do ta zgjedhësh me një kusht: të dijë një gjuhë të huaj. E mira do të ishte të dinte dy. Por, edhe me një, pranohet…

U ktheva në gazetë. Hapa defterët. Nga të gjithë gazetarët meshkuj mbi 30 vjeç, vetëm njëri ishte me gjuhë të huaj: Filip Çakuli. Nga dokumentet dilte me kombësi greke. Gjuhë të huaj kishte shqipen. “Mos ma hedhë ky Filipi dhe nuk e di me gramatikë?”, mendova. Mora rrugën e fakultetit. Takova Profesor Shaban Demirajn.

– Në atë kurs vetëm një student ka marrë 10 në gramatikën e shqipes, – më tha. – E quanin Filip Çakuli…

Fakulteti i dha dy “pasuri”. Së pari diplomën: të gjitha dhjeta. Së dyti, gruan. E dashuroi me shikimin e parë. Ndryshe nuk ke si e shpjegon faktin që pranoi të punojë në revistën “Hosteni” me zyrë në Divjakë! Aty e kishte shtëpinë Vasilika. Fati i humoristit: në sinorët e tragjikes dhe të komikes.

Në revistën “Hosteni”, djali 22-vjeçar nga fshati dhe dhëndri nga Divjaka, kishte për kolegë Dritëro Agollin, Niko Nikollën, Hyskë Borobojkën, Sabri Godon, Qamil Buxhelin. “Baballarë” të letërsisë. Dishepuj të humorit. Mbledhjet e redaksisë bëheshin të hapura. Brenda: të rinj e të vjetër. Filipi, të cilit i hanin brirët, bëri një proçkë nga ato që do ta ndiqnin gjithë jetën: kritikoi një tregim të Sabri Godos! Hata e madhe…

Lexo edhe :  Ku ka zë nuk është pa gjë/ Princ Leka dhe Blerta Celibashi në pritje të një fëmije?

Më thotë Hyskë Borobojka në vesh:

“Këpucar, qëndro te këpucët!…”

Ngrita supet…

Më tregoi fabulën:

“Goja po pikturonte mbretin. Me penel në dorë, ra në mendime për këpucët… Thirri këpucarin. Ai fliste. Piktori punonte mbi këpucët e mbretit, sipas vërejtjeve të këpucarit… Kur piktori fshiu penelin, këpucari tha:

“Flokët, pak më shkurt… Kishte edhe një nishan…”

“Këpucar, tha piktori, qëndro te këpucët…” – i tha piktori.

Ndërkohë, u dëgjua zëri i Godos:

“Ky djali i ri duhet ta njohë më mirë vatanë! Ka nevojë për më shumë shërbime në Veri…”

Në vitin 1986 u bashkuam të dy në gazetën “Bashkimi”. Kur kryeredaktori, zoti Hamit Boriçi, ndau gazetarët nëpër sektorë, më tha mua:

“Çdo sektor do të ketë gjashtë deri në shtatë gazetarë. Ti do të kesh vetëm Filip Çakulin. Me Filipin jetoj si mbi mina!”

Një javë më vonë doli profecia e kryeredaktorit. Filipi bëri një shkrim me titull: “Planifikohet edhe numri i të vdekurve”. Përmbajtja: “Sot në Durrës ndalohet të vdesësh. Është realizuar plani i vdekjeve, si për burra, edhe për gra.”

Shkrimin e lexoi shoku Ramiz Alia. Mori në telefon redaksinë:

“Shoku kryeredaktor! Kaq i mençur qenka Filip Çakuli, sa të tallet me planifikimin e treguesve të ekonomisë socialiste?!”

Kaq u desh. Mbledhje. Kritika. Autokritika. Me shkrim e me gojë. Dënime. Filipi – rikthim në Dibër. Anëtarët e kolegjiumit me në krye kryeredaktorin – vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna. Unë edhe një thelë mbi bisht – gjobë një rrogë mujore! Sarkazëm e gjallë: të dënohesh si shef për kusuret e vartësit!/Fjala.al/

Të fundit

Analiza/ Përurimi i Xhamisë së Namazgjasë dhe kundërshtitë rreth saj

Në Tiranë pritet të përurohet nesër Xhamia e Namazgjasë me praninë e presidentit turk Rexhep Tahip Erdogan dhe kryeministrit...

Konfirmohet zyrtarisht data e nisjes së edicionit të tretë të “BBVK”

Tani është zyrtare. Edicioni i tretë i “BBVK” do të nisë të premten e javës që vjen, më datë 18 tetor. Lajmin e ka konfirmuar...

Shqiptari arrestohet në fermën e kanabisit, dënohet me 32 javë burg në Britaninë e Madhe

Një shqiptar, Marenglen Toslluku, u kap duke u kujdesur për një fermë kanabisi në Tyneside pas lirimit nga një qendër paraburgimi për imigracionin. Ai...

Sheqeri apo flluskat, cilat nga pijet e gazuara na shtojnë peshën e trupit?

E dimë që sheqeri dhe pijet e gazuara janë përplot kalori si edhe që 7 lugë të vogla kafeje sheqer ka në një kënaçe...

Kush është Demis Hassabis, themeluesi i DeepMind dhe fitues i çmimit Nobel në Kimi 2024

Në moshen 4 vjeç ai ishte i mrekulleshem ne shah dhe në 13 ai ishte tashmë një mjeshtër. Në moshën 9-vjeçare ai mësoi të...

Lajme të tjera

Web TV