Franca prej kohësh ka treguar ambicie në fushën ushtarake, por ajo duket se nuk do që të mbetet prapa teknologjive më të fundit. Prej disa kohësh, Franca, ka nisur testimet e armëve të gjeneratës së re, ndër të cilat edhe dronët e ndryshëm të sofistikuar dhe të armatosur.
Por sot, Ministria e Mbrojtjes së Francës, njoftoi se të shtunën në Mali ka kryer sulmin e parë me dron dhe me atë rast janë vrarë shtatë ekstremistë islamikë në pjesën qendrore të vendit.
Franca në këtë mënyrë i është bashkëngjitur grupit të vogël të vendeve, të cilat përdorin dron të armatosur, në mesin e të cilave janë SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe Izraeli.
Sipas AP-së, ushtria e Francës me sukses testoi sulmin e parë me dron të armatosur gjatë funbjavës, gjatë vizitës së presidentit Emmanuel Macron në shtetin fqinj Bregu i Fildishtë, ku ndodhet baza e saj ushtarake.
Ministrja e Mbrojtjes, Florence Parley, tha se, dronët do të mbrojnë trupat franceze dhe do të ndalojnë në mënyrë efektive armikun, si dhe do të lejojë trupat franceze të tregojnë një fleksibilitet më të madh në luftime./Fjala.al/