Tërmeti/ Zvicra dhuron 1.4 milion euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e Zvicriane, në Tiranë, me një njoftim zyrtarë tha se fondi i planifikuar për të prekurit nga tërmeti deri tani është 1.4 milionë euro, por shuma mund të rritet në Konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet në janar.

Ekipi përgjigjes siguroi strehim dimëror për 1100 njerëz në Kurbin, Mirditë dhe Shijak. Kjo sipas ambasadës përfshiu 250 çadra dimërore familjare, 400 krevate, 1,200 batanije dhe mbulesa tarpauline, ndërsa 450,000 euro do të jepen për rindërtimin e disa qendrave shëndetësore në zonat e prekura pas kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë.

“Një vlerësim nga Ndihma Humanitare Zvicerane zbulon se mbështetja për pasojat e tërmetit në Shqipëri arrin në mbi 1 milionë euro–ndërsa një fond prej 450,000 euro është akorduar për rindërtimin e qendrave shëndetësore. Mbështetja direkte i ka sjellë përfitim 5,200 njerëzve duke u fokusuar në zonat më pak të mbuluara nga donatorët e tjerë siç janë zonat rurale dhe segmentet më të varfra të popullatës”, thuhet në njoftimin e ambasadës zvicerane në Tiranë.

Megjithatë, kjo nuk është ndihma e vetme, pasi ambasada bën të ditur se do të ketë një tjetër mbështetje nga Zvicra pas konferencës së donatorëve në muajin janar./Fjala.al

Të fundit

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en, fëmijët, bashkërendimi i të gjitha...

Lajme të tjera

Web TV