Ndoshta jeni mësuar që të kaloni në ura të gjata 3 metra dhe ndonjëherë edhe në mbikalimet në autostradën Tiranë-Durrës ku gjatësia shkon 6-metra, por mos u habisni nëse ju jepet mundësia të kaloni në ndonjë urë me kilometra të gjatë.
Për ata që kanë jetuar në New York ose Angli dhe e dinë se çdo të thotë të kalosh në ura kilometrike, ura 3 metra e lumit të Lanës ndoshta nuk do ju bënte përshtypje.
Shumë të tjerë do habiteshin nëse do shikonin nga afër pamjet e urës të sapo inauguruar në Rusi.
Ndërtimi i urës nisi në shkurt 2016 dhe ka është përuruar sot. Lidhja ishte vendimtare për Krimenë, që ka vetëm një kufi tokësor me Ukrainën.
Trafiku i automjeteve përgjatë urës 19 kilometra, që u bë më e gjata jo vetëm në Rusi, por në tërë Evropën, u hap në maj të vitit 2018.
Treni i parë i lidhur me Krimenë u nis nga të hënën në mesditë nga Shën Petersburg. Do të mbulojë 2714 kilometra dhe do të arrijë në Sevastopol, qyteti kryesor i gadishullit, në 43.5 orë./Fjala.al/