Më në fund Kejvina Kthella tregon të vërtetën sesa para prish në ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Modelja Kejvina Kthella,  ka folur për herë të parë për sekuestrimin e llogarisë bankare që i ka bërë Gjykata e Krimeve të Rënda. Madje nuk ka qenë vetëm llogaria bankare por edhe makina edhe celulari të cilat janë marrë pas deklaratës së saj se harxhonte 200 mijë lek në ditë.

Pak ditë më vonë me kërkesë të modeles Gjykata i ktheu vetëm celularin.

Ajo ka folur rreth kësaj ngjarje në emisionin “Thumb On”, ku ka dhënë totalisht një tjetër version për deklaratën. Ndryshe nga deklarata e dhënë më parë ajo është shprehur se çdo gjë që ka thënë nuk është e vërtetë. Përkundrazi Kejvina Kthella ha bukë në shtëpi, që të mos harxhojë para dhe ditën e intervistës ajo ka prishur vetëm para sa për një paketë cigareje.

“Ja kam futur kot, atë ditë isha e mërzitur. Doja të ekzagjeroja çdo gjë dhe e ekzagjerova. Sot kam harxhuar vetëm 300 lekë sa për një paketë cigare. Edhe bukën e ha në shtëpi që të mos harxhoj lekë.”, -u shpreh ajo.

Kejvina Kthella rezultoi se kishte njohje me personin e vetëm të arrestuar deri më tani si autor i atentatit, Redjan Rraja. Pas arrestimit të Rrajës, policia e mori në pyetje për ta pyetur lidhur me lëvizjet e tij para atentatit, pasi në telefonin e 34-vjeçarit u zbuluan telefonatat e shpeshta me Kthellën.

/Fjala.al

Të fundit

TikTok hap qendrat zgjedhore për të luftuar dezinformimin

TikTok-u zbulon planet për të nisur qendrat zgjedhore online, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur integritetin elektoral gjatë...

Berisha me zë Gazi!

Nga Ylli Pata Nxjerrja nga goja e Gaz Bardhit të retorikës së Sali Berishës së vitit 2015-2019, nuk se është ndonjë lajm i ri për...

Turqia përgatitet për zgjedhjet vendore

Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen si një provë për popullaritetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, partia e të cilit do...

Publikohet lista me 28 aplikacione që duhen fshirë nga celularët, mund t’ju rrezikojnë

Këto aplikacione kanë qenë në Play Store për më shumë se 9 muaj. Konkretisht, ata kanë qenë në Play Store për 9 muajt e...

“Erdhi fituesja e Big Brother…”, deklarata nga jashtë ndez debatet mes banorëve

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më...

Lajme të tjera

Web TV