Milan me pronar të ri? Vendoset e ardhmja e “Djallit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi italian i Milan mund të ndryshojë pronar dhe t’i shitet biznesmenit që posedon shtëpinë gjigante të modës “Luis Vuitton”.

Media italiane “Telelombardia” raporton se ka një kopje të presidentit ekzekutiv të shtëpisë së modës, Bernard Arnu për blerjen e aksioneve të këtij klubi dhe zëvendësimin e kompanisë “Eliot”.

“Unë disponoj një kopje autentike të dokumentit për kërkesën e ‘Luis Vuiton’ për të blerë Milanin. Ky dokument daton që prej muajit nëntor”,- u shpreh për këtë media Antonelo Martinez, duke shtuar edhe se një ndryshim i tillë do të sillte një reformim jo vetëm te lojtarët, por edhe te strukturat drejtuese të këtij ekipi.

Kalimi i pronësisë së klubit të “Djajve të Kuq” te Luis Vuitton është diskutuat edhe më parë madje është thënë edhe se kjo lëvizje do të sillte te Milan si Kilian Mbape e Lionel Messi si dhe trajnerin gjigant Jurgen Klop.

Deri më tani këto hamendësime janë hedhur poshtë nga pronarët aktual të Milan, të cilët refuzojnë të  konfirmojnë diçka të tillë.

Ndërkohë, rikujtojmë se ditën e djeshme Milan pësoi humbjen më të rëndë  në 21 vitet e fundit duke u mundur nga Atalanta në Bergamo 5-0./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Protesta e opozitës/Policia arreston të riun që plagosi me lëndë piroteknike tre efektivë

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera për identifikimin dhe kapjen e personave që hodhën lëndë piroteknike...

Punonjësi i burgut të Elbasanit në gjendje të rëndë shëndetësore, kërkon apeli për ndihmë

ELBASAN-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka apeluar për ndihmë, pasi një punonjës në burgun e Elbasanit Mentor Sopjani, i cili po përballet me një sfidë të...

1 lugë vaj ulliri në ditë kundër kollës dhe problemeve të grykës

Hipokrati, i njohur si Babai i Mjekësisë, e përshkruante vajin e ullirit si lëngu më i mirë terapeutik për shëndetin e njeriut. Ai e rekomandonte...

Vetëm dy orë nga nisja e procesit/ Cënuan lirinë e votës, ndalohen pesë persona në Kosovë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se në dy raste të ndryshme ka ndaluar pesë persona mbi dyshimin për “cenim të përcaktimit të lirë...

Qyteti i Gjirokastrës,ofron monumente madhështore që u kanë mbijetuar ndërhyrjeve moderne

Ne po humbasim mijëra vende historike të mahnitshme pa i vizituar, mes tyre janë disa nga thesaret e harruara shqiptare, shkruan Nick Trend në...

Lajme të tjera

Web TV