Mini-Shengeni Ballkanik/ Shqipëria drejt një kursi përplasjeje me Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Iniciativa për krijimin e një zone të ‘Mini-Shengenit’ në Ballkanin Perëndimor po e çon Shqipërinë në një kurs përplasjeje me Kosovën.

Ideja e mini-shengenit ballkanik u hodh në tryezë fillimisht nga kancelarja Angela Merkel, dhe më pas në muajin tetor të këtij, kur liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë ranë dakord të krijojnë një zonë ku mallrat, shërbimet dhe kapitali të qarkullojë lirisht midis këtyre vendeve.

Ata ftuan edhe Kosovën bashkë me Malin e Zi që t’i bashkohen këtij projekti. Vetëm Podgorica iu bashkua kësaj nisme, ndërsa Kosova e quajti krejt të pakuptueshëm dhe një thikë pas shpine që po i bëhet Prishtinës, veçanërisht nga Tirana zyrtare.

Që prej tetorit janë zhvilluar dy takime. I fundit ishte në Tiranë, më 21 dhjetor, ku morën pjesë presidenti malazez Milo Gjukanoviç, ai serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Në konferencën e përbashkët të këtij takimi liderët theksuan se kishin marrë vendime të rëndësishme për lëvizjen e lirë të mallrave dhe kapitalit midis vendeve që drejtojnë.

Vetë kryeministri Edi Rama theksoi se Komisioni Evropian është gati t’i rikthejë sytë në zonën Mini-Shengen dhe të mbështesë këtë projekt me 1.2 miliardë euro.

Këto nuk janë kredi por grante”, u shpreh kryeministri Rama.

Kosova ka refuzuar që t’i bashkohet kësaj nisme. Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj theksoi se i gjithi ky projekt është një manovër për t’i lehtësuar barrën Serbisë ndaj taksës që i ka vendosur Prishtina, Beogradit.

Sipas tij, kjo është edhe një shenjë hakmarrjeje ndaj Kosovës, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh. Madje ka mohuar në mënyrë zyrtare edhe krimet serbe në Kosovë.

Qëndrimi i Haradinajt provokoi edhe reagim të ashpër nga kryeministri Rama i cili e quajti  Haradinaj një “gënjeshtar”.

Lexo edhe :  Do të merren në bankë/ Çfarë ndodh nga 1 Prilli me pensionet

Një ndërhyrje prej një të padituri klasik. Si bëhet kjo? Unë po them që nuk ka asnjë nyje detyruese. Haradinaj është një gënjeshtar që ka gënjyer përsëri. Gënjen nga padija apo me qëllim nuk ka arritur ta zbuloj. Por është një gënjeshtar. Kjo nismë ka thjesht një qëllim të zbatojë marrëveshjet mes të gjitha vendeve. Unë dua që në këtë proces të fusim edhe elementë të  tjerë”, tha Rama.

Deri në samitin e radhës, i cili do të mbahet në muajin shkurt në Beograd, ka të ngjarjë që Ramush Haradinaj të mbajë po këtë linjë të ashpër ndaj iniciativës së Ramës dhe Vuçiçit.

Aktualisht, Kosova është në pritje të formimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve të përgjitshme të mbajtura në tetor, kur lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit.

Albin Kurti ka lënë të kuptohet në prononcimet e tij të fundit se do të ketë një qasje tjetër ndaj sa përket negociatave me Serbinë, duke thënë se dialogu me Beogradin nuk duhet të përqendrohet te shkëmbimi i territoreve, por tek të drejtat e qytetarëve dhe nevojat e komuniteteve.

Megjithatë, Albin Kurti është partizan i idesë për krijimin e Shqipërisë së Madhe, për të bashkuar Kosovën me Shqipërinë.

Ai e ka minimizuar iniciativën Mini-Shengen duke sugjeruar se Tirana duhet së pari të përqendrohet në një marrëveshje me Prishtinën.

Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja – si dhe Moldavia – janë tashmë pjesë e Zonës së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), e cila synon të lehtësojë lëvizjen e mallrave dhe tregtinë e lirë midis këtyre vendeve, derisa ato të anëtarësohen në Bashkimi Evropian./Fjala.al/

Të fundit

Publikohet lista me 28 aplikacione që duhen fshirë nga celularët, mund t’ju rrezikojnë

Këto aplikacione kanë qenë në Play Store për më shumë se 9 muaj. Konkretisht, ata kanë qenë në Play...

“Erdhi fituesja e Big Brother…”, deklarata nga jashtë ndez debatet mes banorëve

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më...

Meloni zbulon bisedën me Makron për propozimin e dërgimit të trupave në Ukrainë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zbuluar se i shprehur presidentit francez Emmanuel Macron mospajtimin e saj me komentet e tij të para disa javëve...

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë shqiptarin , humb jetën në vend

Një shqiptar 52-vjeçar ka humbur jetën në Itali ditën e sotme pasi një ngarkesë me materiale elektrike, me peshë rreth një ton, u shkëput...

‘Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo’/ Avokati për Ilir Metën: I sëmurë psiqik…

Avokati Idajet Beqiri tha në Studio Live se Ilir Meta mori floririn e Kërrabës dhe tashmë ka blerë një minierë zinku në Kongo, me...

Lajme të tjera

Web TV