RTSH publikon votimin e jurisë, si ra Elvana dhe u ngrit Arilena

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arilena Ara me këngën “Shaj” fitoi festivalin e 58-të në RTSH dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2020. Por eventi muzikor u shoqërua me polemika të shumta.

Festivali i Këngës u zhvillua në Tiranë, për tre netë. 20 këngë konkuruan për të fituar festivalin dhe për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Shumëkush e shihte Elvana Gjatën si fituese, mes tyre dhe moderatorja e festivalit Alketa Vejsiu. Madje në media para pak ditësh qarkulloi lajmi se Elvana është paracaktuar si fituese. Polemikat kanë vazhduar gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale.

Sakaq, RTSH ka vendosur të bëjë publike votimin e jurisë. Duket qartë se Elvana Gjata me këngën “Me Tana” ka marrë pikët maksimale nga anëtarët e huaj të jurisë, por e kanë rrëzuar në tokë pikët minimale të Mikaela Mingës dhe Rita Petros. Më poshtë votimi i 5 anëtareve të jurisë:

Rita Petro – Arilena Ara 18 pikë, Elvana Gjata 8 pikë

Mikaela Minga- Arilena Ara 13 pikë, Elvana Gjata 2 pikë

Christer Björkman – Arilena Ara 10 pike, Elvana Gjata 18 pike

Dimitris Kontopoulos – Arilena Ara 13 pike, Elvana Gjata 18 pike

Felix Bergsson – Arilena Ara 13 pike,  Elvana Gjata 18 pike

12 këngë kaluan në finale, të zgjedhura nga juria e përbërë prej: Christer Björkman, këngëtar dhe producent suedez, kompozitori grek Dimitris Kontopoulos, kryetari i delegacionit të Islandës Felix Bergsson, muzikologia shqiptare, Mikaela Minga dhe poetja shqiptare Rita Petro./Fjala/

Të fundit

Gazetarja Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e përgjithshme e Radio Televizionit Publik Shqiptar. Vasili u zgjodh...

Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, përplasen dy makina, tre persona të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje te tuneli i Kalimashit në rrugën e Kombit. Mësohet se dy makina janë përplasur...

Njerëzit e zgjuar zgjedhin vetminë për një arsye shumë interesante

Shumë njerëz besojnë se vetmia shkaktohet nga paaftësia për t’u socializuar apo mungesa e miqve. Por rezulton se edhe kur jemi të rrethuar nga...

Dështon për herë të gjashtë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Për të gjashtën herë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Edhe në mbledhjen e sotme, deputetët nuk kanë votuar Albulena Haxhiun, propozimin e...

Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

U përpoq t’i arratisej policisë, por kishte bërë një gabim fatal. E në këtë mënyrë, një 20-vjeçar shqiptar përfundoi në burg në Britaninë e...

Lajme të tjera

Web TV