Vrasja e Jamal Khashoggit/ Arabia Saudite dënon me vdekje 5 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjykatë në Arabinë Saudite ka dënuar me vdekje 5 persona të akuzuar për vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Khashoggi, një kritik i madh i qeverisë saudite  u vra brenda konsullatës së mbretërisë së Arabisë në Stamboll të Turqisë nga agjentë sauditë.

Prokurori i përgjithshëm tha se 11 persona të paidentifikuar janë dërguar në gjyq, ndërsa 5 midis tyre janë dënuar me vdekje.

Një ekspert i Kombeve të Bashkuara tha se ekzekutimi i tyre me vdekje ishte një veprim krejtësisht ekstra-ligjor.

Si u vra gazetari Jamal Khashoggi?

Një gazetë turke ka botuar detaje të reja, të një regjistrimi, që raportohet se kapi momentet e fundit të gazetarit saudit të zhdukur, Jamal Khashoggi.

Kritiku i qeverisë saudite u vra në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018.

Gazeta pro-qeveritare Sabah zbuloi se transkriptimi që posedonte, ishte nga një regjistrim i marrë brenda objektit, dhe më vonë i siguruar nga inteligjenca turke.

Ai përfshin informacione, siç janë fjalët e fundit të pretenduara të gazetarit.

Sipas kësaj gazete, një ekspert mjeko-ligjor, pjesë e një ekipi të dërguar nga Arabia Saudite, pretendohet se i referohen gazetarit si një “kafshë që duhet të flijohet” para mbërritjes së tij.

Raporti thotë se Khashoggit, sapo hyri në konsullatë, iu tha se ai duhej të kthehej në Rijad për shkak të një urdhri të Interpolit.

Gazetari, gjoja, nuk pranoi të zbatonte kërkesat e grupit, dhe më pas ai u drogua, sipas gazetës.

Gazeta shkruante se ai u tha vrasësve të tij – në fjalët e tij të fundit – që të mos ia mbajnë gojën mbyllur për shkak të astmës, por më pas humbi vetëdijen.

Khashoggi u mbyt me një thes të vendosur në kokë, transmeton Sabah, dhe në inçizime dëgjohet një përleshje.

Lexo edhe :  A mund të bëhet BE-ja superfuqi ushtarake?

Gazeta gjithashtu pretendon se inçizimi përmban edhe gjymtimin e tij nga ana e ekspertit mjekoligjor.

Raportet për ekzistencën e regjistrimeve audio, nga vdekja e Khashoggit, kanë ekzistuar që nga viti i kaluar.

Zyrtarët turq e kanë konfirmuar publikisht ekzistencën e këtyre inçizimeve, dhe kanë thënë se i kanë ndarë ato me qeveritë ndërkombëtare, por nuk është e qartë se si i ka siguruar gazeta ato.

Pothuajse një vit nga vdekja e tij, trupi i Khashoggi nuk është gjetur pavarësisht presionit ndërkombëtar.

Në fillim të këtij viti, një eksperte i Kombeve të Bashkuara për vrasjet jashtëgjyqësore, kërkoi një hetim të pavarur dhe të paanshëm për vdekjen e tij.

Raportuesja e posaçme, Agnes Callamard, e përshkroi vdekjen e gazetarit si një “ekzekutim të qëllimshëm, të paramenduar” dhe pretendon se “shteti i Arabisë Saudite është përgjegjës” dhe duhet të hetohet.

Qeveria saudite kundërshtoi raportin e saj dhe në mënyrë të vazhdueshme, si dhe ka mohuar se ata që ishin përgjegjës për vdekjen, po vepronin me urdhër zyrtar.

Khashoggi shkruante kolumne për gazetën Washington Post dhe ishte i vendosur në SHBA.

Ai u pa për herë të fundit duke hyrë në konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor 2018 për të marrë dokumentet që i duheshin për t’u martuar me të fejuarën e tij turke.

Arabia Saudite paraqiti të dhëna kontradiktore për zhdukjen e tij.

Megjithatë, autoritetet saudite kanë akuzuar 11 persona për këtë rast, ku 5 prej tyre u dënuan me vdekje ditën e sotme.

Të fundit

Çfarë hëngrën astronautët për kaq shumë muaj të bllokuar në Hapësirë?

Astronautët që ishin bllokuar për më shumë se nëntë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më në fund janë kthehen në...

Zyrtarisht në Pranverë/ Rëndësia dhe kuptimi shpirtëror i ekuinoksit të sotëm

Ekuinoksi i pranverës, i njohur gjithashtu si ekuinoksi vernal, ndodh çdo vit kur dielli përshkon ekuatorin qiellor, duke kaluar nga Hemisfera Jugore në Hemisferën...

Shpallet vendi më i lumtur në botë! Ja ku renditet Shqipëria

Finlanda kryeson listën e vendeve më të lumtura në botë për të tetin vit radhazi. Sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025, vendet e tjera...

Kaloi 9 muaj në Hapësirë,mjekët të shqetësuar për shëndetin e astronautes Sunita Williams

Mjekët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shëndetin e Sunita Williams pasi ajo u shfaq dukshëm e dobësuar dhe e rraskapitur në një foto...

Ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme dhe pa pasur uri

Një dietë e larmishme është çelësi për të humbur peshë dhe për të ruajtur shëndetin. Humbja e peshës nuk duhet të jetë e vështirë,...

Lajme të tjera

Web TV