Basha në Thumanë kritikon qeverinë: Dështim i turpshëm i shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha, ka vizituar sot banorët e Thumanës, ndërsa thotë se shteti ka dështuar në menaxhimin e situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Me një postim në “Facebook”, Kryetari i Partisë Demokratike pohon se Thumana nxori në pah papërgjegjshmërinë dhe dështimin e qeverisë së Ramës. Sipas Bashës,  vdekja e banorëve të Thumanës  i “faturohet” shtetit, pasi shton faktin, se pallatet e dëmtuara nga tërmetet e mëparshme nuk u morën në konsideratë.

Postimi i Bashës

Sot vizitova disa familje në Thumanë, zona më e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Thumana nxorri në pah papërgjegjshmërinë dhe dështimin e kësaj qeverie që shkaktoi humbjen e 24 jetëve vetëm sepse nuk mori masa për pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit dhe ai i korrikut 2018.

Ka kaluar një muaj dhe ende qytetarët,  banesat e të cilëve u dëmtuan janë në ankth për fatin e tyre. Askush nuk u ka dhënë një vlerësim nëse banesat e tyre janë apo jo të banueshme. Disa janë detyruar të marrin rrezikun e qëndrimit në shtëpitë e dëmtuara duke mos pasur mundësi tjetër strehimi. Frika dhe dëshpërimi i shoqëron gjatë gjithë kohës. Ata nuk kërkojnë asgjë më tepër sesa inxhinierë që të vlerësojnë rrezikshmërinë që paraqesin banesat e tyre në mënyrë që të mos u ndodhë e njëjta gjë sic ndodhi me pallatet e shembura vetëm disa metra larg tyre

Përtej propagandës shteti ka dështuar turpshëm. Dhe e gjitha kjo vetëm që të mos preken 150 milion dollarët që shkojnë në xhepat e 10 oligarkëve. Mos reagimi i shpejtë ka rënduar gjendjen e tyre she po sjell probleme shëndetësore kryesisht tek fëmijët dhe të moshuarit.

Bamirësia e shqiptarëve ka qenë ndihma më e madhe që kanë marrë! Por është detyrë e shtetit që u merr taksat, tu vijë në ndihmë, tu sigurojë strehim, të vlerësojë sa më parë dëmet dhe të bëjë të mundur rindërtimin e  shtëpive dhe riparimin e dëmeve. Çdo vonesë sjell dëme të mëdha për banorët, fëmijët e tyre por edhe për mbarë shoqërinë dhe vendin./Fjala.al/

Të fundit

Përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe/ Shkon në 20 numri i viktimave

Përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë shkaktuar 20 viktima, raporton BBC. Përmbytjet bënë që të ndërpriten fluturimet në aeroportin...

Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet

Për shkak të fluturimeve të pakëndshme dhe të shtrenjta në distanca të gjata në Maldive, britanikët po shfaqin më shumë hezitim për të udhëtuar. Harrojini...

VIDEO/ Rama publikon pamjet, ja si duket spitali i Mirditës pas rikonstruksionit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga transformimi i spitalit të Mirditës. Spitali i është nënshtruar një rikonstruksioni jo vetëm në fasadën e jashtme,...

Pse disa shtete po vendosin ligjin për të mos iu përgjigjur shefave pas orarit të punës

Quhet “e drejta për t’u shkëputur” dhe tashmë ka disa shtete që kanë të miratuar një ligj që të lejon të mos u përgjigjesh...

Turqia nuk gjen qetësi/ Zgjohet nga lëkundjet e tërmetit

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin ditës së sotme në Turqi. Konkretisht lëkundjet u ndien rreth 50 minuta më...

Lajme të tjera

Web TV