Bonus për festa, 3 mijë lekë për 663 mijë pensionistë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot Këshilli i Ministrave mori vendimin për bonusin e fundvitit në masën 3 mijë lekë për çdo pensionistë. Përfitojnë 663 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Financave, Anila Denaj. “Një bonus 3 mijë lekë për çdo pensionit dhe kategorinë e personave që trajtohen me pension të veçantë”-tha Denaj para mediave.

Denaj presantoi edhe një herë paketën e solidaritetit, ku në qendër janë punonjësit, shtresat ne nevojë dhe pronarët.

Shpenzimet e Personelit – të programuara në masën 83.5 miliardë lekë për 2020, ku përveç financimit të plotë të kostos aktuale të Administratës Publike Qendrore,  faktorizohen gjithashtu edhe efektet e plota të politikës së rritjes së pagave për sektorin e shëndetësisë, arsimit, mbrojtjes, sistemit penitenciar dhe punonjësit e përfaqësive diplomatike.

Subvencionet – të programuara në rreth 1.3 miliardë lekë. Këtu është faktorizuar ri-alokimi i një pjese të mirë të subvencionit të parashikuar për ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizime tek investimet publike për rehabilitimin dhe ndërtimin e rrjeteve të ujësjellës-kanalizimeve, në kuadër të përshpejtimit të Reformës së ndërmarrë nga Qeveria për këtë sektor.

Shpenzimet e fondeve speciale – që përfshin shpenzimet totale për Fondet e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, janë planifikuar në vlerën prej 188.6 miliardë lekë për vitin 2020.

Niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore – për vitin 2020 parashikohet në masën 137.5 miliardë lekë ose 7.7% e PBB, raport thuajse i njëjtë me vitin 2019, nga e cila për indeksimin e pensioneve është parashikuar një fond prej 2.52 miliardë lekë.

Siç e kam theksuar edhe më herët, kjo skemë i rëndon më pak buxhetit të shtetit, se 5-6 vite më parë, për shkak të uljes së nivelit të informalitetit në tregun e punës; dhe së dyti, rritjes së nivelit të punësimit dhe kontribuuesve;

Lexo edhe :  Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, Veliaj: Popujt duhen bashkuar dhe jo përçarë

Në skemën e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2020 janë parashikuar në rreth 44 miliardë lekë ose 2.5% e PBB nga rreth 42 miliardë lekë të parashikuara në fund të vitit 2019.

Fondi për Kompensimin në Vlerë të Pronarëve: – parashikohen në total rreth 4,5 miliardë lekë. Nga rreth 1.9 miliardë lekë që ky fond ishte në vitin 2013, që prej vitit 2016 fondi i kompensimit është planifikuar në rritje nga vit në vit duke kulmuar në vitin 2022 me 5.5 miliardë lekë.

Rritja e fondit të kompensimit në vlerë të pronarëve bëhet në mbështetje të reformës së ndërmarrë nga qeveria për trajtimin e ish-pronarëve pjesë e së cilës është kompensimi në vlerë për t’u realizuar brenda periudhës 10-vjeçare, të parashikuar dhe në ligjin nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit”.

Shpenzime të tjera sociale janë programuar në masën 24.6 miliardë lekë, që përfshijnë:

Shpenzimet për pagesën e papunësisë në nivelin 600 milionë lekë.

Shpenzimet për pagesën e ndihmës ekonomike dhe personave me aftësi të kufizuar në nivelin 21 miliardë lekë

Për ish-të përndjekurit është parashikuar një fond prej 1 miliard

Për bonusin e lindjeve sërish është parashikuar një fond prej 2 miliardë lekë Edhe në këtë vit, nga kjo politikë pritet të përfitojnë rreth 30 mijë familje gjatë 2020.

Niveli i Fondit Rezervë për vitin 2020, planifikohet në masën 1.7 miliardë lekë, përkatësisht 1.4 miliardë lekë Fond Rezervë i Këshillit të Ministrave dhe 300 milionë lekë fond kontigjence për financimin e reformës në sistemin e drejtësisë./Fjala/al/


Të fundit

U zhdukën nga kopshti zoologjik, gjenden dy majmunët e rrallë në SHBA

Dy majmunë të rrallë që u zhdukën në mënyrë misterioze nga kopshti zoologjik i Dallasit në fillim të kësaj...

Dëmtimi i Pogba demoralizon Juven, Allegri: “Do ti duhen edhe 2-3 muaj që të jetë gati”

Ndalesë e re, edhe pse jo shumë shqetësuese për Paul Pogba, mungesa e madhe për Juventusin këtë sezon. Në konferencën për shtyp në prag...

Reagimi i Kate Middleton kur iu kërkua të bënte një “selfie” po bëhet viral

Të martën, Princesha e Uellsit, 41 vjeçe, udhëtoi në qytetin verior anglez të Leeds për të folur me vendasit për nismën e saj të...

Porti i ri Tregtar në Porto Romano, Balluku: Investim strategjik për Shqipërinë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku zhvilloi një takim sot me përfaqësues nga një serë kompanish dhe institucionesh financiare ndërkombëtare, të interesuara për ndërtimin e portit tregtar...

COVID-19, MSH: 10 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj...

Lajme të tjera

Web TV