DOSSIER/ Pashalimani, si erdhën anijet luftarake nga Rusia në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ARKIVA/ Marrëveshja për bazën detare në Gjirin e Vlorës, më 12 shtator 1957. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-major Arif Hasko, nënshkroi ndihmën e madhe ushtarake nga BS-ja

Të gjitha vendet që u prekën nga Lufta e Dytë Botërore, dolën të dërmuar. Por jo aq sa Shqipëria e cila edhe para kësaj lufte njihej si vendi më i varfër i Evropës. Një dekadë pas përfundimit të kësaj Lufte, vendi ynë ende nuk kishte arritur që ta “merrte veten”. Pasojat e luftës ndjeheshin shumë, si në drejtimin ekonomik, ashtu edhe në atë strategjik, pa llogaritur “linja” të tjera. Ndërkohë një miqësi e shkurtër dhe e prishur me Jugosllavët, kishte lënë gjurmët e saj në shumë segmente të jetës ekonomike dhe ushtarake. Pikërisht për këto arsye, duke e parë veten të “pa mbështetje”, Shqipëria po tentonte gjithnjë e më tepër afrimin me vendet e Bllokut Komunist. Dhe në këtë kuadër, bashkëpunimi i ngushtë me Bashkimin Sovjetik do të ishte dhe më frutëdhënësi

Kur krerët e popujve të Lindjes në Evropë realizuan një pakt, që mori emrin “Traktati i Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës Reciproke”, Shqipëria u radhit mes 8 vendeve që firmosën këtë marrëveshje, e cila për shkak të qytetit ku u mbajt u quajt “Traktati i Varshavës”. Pavarësisht kontradiktave që vendi ynë kishte me fqinjët, aderimi në këtë Traktat i ofronte Shqipërisë një siguri më të plotë. Për më tepër, firmosja e këtij dokumenti nisi të ketë efektet shumë shpejt. Euforia u vu re, kur më 12 shtator 1957, Shqipëria arriti të firmosë një marrëveshje me Bashkimin Sovjetik, mbi krijimin e bazës ushtarake detare në Gjirin e Vlorës. Nëndetëse, kater siluruesa, anije të madhësive të ndryshme e deri në avionë, ishin “dhuratat” e para të Moskës zyrtare. Ndërsa, vite më vonë lista e armatimit do të vinte duke u shtuar.

Më poshtë, botohet e gjithë marrëveshja e 12 shtatorit 1957, për krijimin e bazës ushtarake detare në Gjirin e Vlorës.

 

 

Marrëveshja

Marrëveshje mes Qeverive të Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, mbi krijimin e bazës ushtarake detare në Gjirin e Vlorës.

-Qeveritë e Republikës Popullore të Shqipërisë dhe të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, me qëllim forcimin e mbrojtjes së Republikës Popullore të Shqipërisë, ndjenë nevojën për të përfunduar në mes tyre këtë marrëveshje dhe për këtë qëllim caktuan të plotëfuqishmit e tyre:

-Qeveria e Republikës së Shqipërisë – shefin e Shtabit të Përgjithshëm, shokun gjeneral-major Arif Hasko.

-Qeveria e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike – Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Flotës Ushtarake Detare, shokun admiral Fokin V.A

Ata pasi shkëmbyen plotëfuqishmërinë e tyre, të gjetura në formën e duhur dhe të plotë, arritën marrëveshje si më poshtë:

Neni I

-Përfaqësuesit e të dy anëve janë dakord që në periudhën 1957-1958 të kryhen një seri punimesh në Gjirin e Vlorës, për sigurimin e bazës së nëndetëseve dhe të anijeve luftarake mbiujëse, që i jepen Republikës Popullore të Shqipërisë nga ana e Bashkimit Sovjetik.

-Punimet e radhës së parë për krijimin e bazës ushtarake detare do të kryhen në periudhën 1957-1958, në mënyrë që në tremujorin e parë të vitit 1958 të sigurohet bazimi i anijeve luftarake dhe anijeve ndihmuese, të treguara në lidhjen Nr.1.

Në rast se do ta kërkojë situata, me marrëveshje në mes ministrave të Mbrojtjes së Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, në bazë të vendimit të Qeverive të tyre, në bazën ushtarake detare dhe në portet e Shqipërisë mund të dislokohet përkohësisht një pjesë e Flotës Ushtarake Detare të BRSS.

 Neni II

-Në përshtatje me nenin I të kësaj marrëveshjeje, Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë merr përsipër që në periudhën 1957-1958 të kryejë punime ndërtimi për fortifikimin e objekteve të bazës, ndërtim depo e të tjera, sipas lidhjes Nr.2.

Lexo edhe :  Arkitekti i njohur: Muzeun e Krujës nuk e projektoi vajza e Enver Hoxhës, por unë!

Neni III

-Arritja e anijeve luftarake dhe anijeve ndihmuese të caktuara për dorëzim të Republikës Popullore të Shqipërisë do të kryhet në tremujorin e parë të vitit 1958, menjëherë me gatishmërinë e objekteve të radhës së parë të bazës.

-Pas dorëzimit të anijeve luftarake të Republikës Popullore të Shqipërisë, kryerja e shërbimit në anijet e deri në fund të përgatitjes së ekuipazheve shqiptare do të bëhet nga efektivi i Bashkimit Sovjetik. Efektivi i Bashkimit Sovjetik në periudhën e përgatitjes së ekuipazheve shqiptare do të qëndrojë në Shqipëri si instruktor.

-Në mbarim të përgatitjes së ekuipazheve shqiptare do të qëndrojë në Shqipëri si instruktor.

-Në mbarim të përgatitjes së ekuipazheve shqiptare të anijeve, në rast kërkese nga Republika Popullore e Shqipërisë do të mbeten specialistët e nevojshëm si instruktorë në këto anije luftarake ndihmuese.

-Pas marrjes dhe përvetësimit të anijeve të lehta të mbrojtjes kundra nëndetëseve dhe të anijeve ndihmuese nga ekuipazhet e Republikës Popullore të Shqipërisë, përdorimi i tyre do të bëhet nga Republika Popullore e Shqipërisë.

Përdorimi operativ i nëndetëseve do të kryhet sipas planeve të akorduara në mes të Komandës sovjetike dhe shqiptare. Kompletimi i nëndetëseve me efektiv deri në kohën e zëvendësimit të ekuipazheve sovjetike me ekuipazhet shqiptare do të kryhet nga Bashkimi Sovjetik.

-Furnizimi i anijeve, armatimi, pajisjet dhe dhënia e ndihmës teknike për krijimin e bazës ushtarake detare në Gjirin e Vlorës do të kryhen nga Bashkimi Sovjetik pa shpërblim.

Sigurimi i anijeve të dorëzuara Republikës Popullore të Shqipërisë me llojet kryesore të furnizimit dhe me municione do të kryhet nga Bashkimi Sovjetik.

Neni IV

-Për të siguruar parrezikshmërinë e pikëpamjeve të navigacionit, lundrimit të anijeve luftarake dhe ndihmuese në ujërat e veta, Republika Popullore e Shqipërisë në periudhën 1957-1958 rivendos në funksionim mjetet ekzistuese të navigacionit dhe ndërton mjete të reja plotësuese, sipas lidhjes Nr. 3.

-Bashkimi Sovjetik në periudhën 1957-1958 do të kryejë në ujërat e Republikës Popullore të Shqipërisë një kompleks punimesh hidrografike dhe do të furnizojë me pajimet e nevojshme për përgatitjet e specialistëve të shërbimit hidrografik.

Neni V

-Për forcimin e mbrojtjes së Gjirit të Vlorës, në periudhën 1957-1958, ndjehet e nevojshme të vendoset në mënyrë plotësuese një grup artilierie kundërajror, me përbërje tri bateri dhe dy bateri artilerije kundër katerave. Furnizimi me pjesë materiale do të bëhet nga Bashkimi Sovjetik.

Neni VI

-Me qëllim që të sigurohet kryerja e punimeve për ndërtimin e fortifikimeve të nevojshme bregdetare të bazës ushtarako-detare në Gjirin e Vlorës, Bashkimi Sovjetik do të sigurojë:

-Përpilimin, lidhjen dhe dorëzimin Republikës Popullore të Shqipërisë të projekteve të fortifikimeve bregdetare të bazës ushtarake detare.

-Furnizimin me pajisje për ofiçinën e riparimit të anijeve dhe fortifikimeve të tjera bregdetare.

-Ndihmën teknike dhe konsultimet për ndërtimin e fortifikimeve bregdetare dhe montimin e pajisjeve.

Neni VII

-Kjo marrëveshje është përfunduar për një periudhë prej 10 vitesh dhe automatikisht zgjatet edhe për aq kohë, nëqoftëse asnjëra nga palët nuk i paraqet kërkesë palës tjetër, gjashtë muaj para skadimit të afatit 10-vjeçar, mbi dëshirën për të ndërprerë këtë marrëveshje.

-Marrëveshja hyn në fuqi menjëherë, me nënshkrimin e saj.

-Përfunduar në qytetin e Tiranës, 12 shtator 1957, në dy kopje, secila në gjuhën shqipe dhe ruse. Të dy tekstet kanë të njëjtën fuqi.

VITI 1960 – Përbërja e Bazës Detare-Vlorë

12 nëndetëse

-2 me ekuipazh shqiptar

-2 me ekiupazh të përbashkët ruso-shqiptar

-8 me ekuipazh rus

2 baza lundruese

2 dragamina të mëdha

6 dragamina të vogla

8 anije luftarake tip “Gjuajtës”

2 rimorkiatorë të mëdhenj

Skuadrilje – Karta Silurues

Anije ndihmuese – topograf, manjetike, çisterna, polumbarë./Fjala.al/

 

Përgatiti:  Leonard Veizi

Të fundit

Ky vend u bën thirrjen e fortë qytetarëve: Largohuni menjëherë nga Izraeli

Australia u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Izraeli “nëse është e sigurt për ta...

SHBA vendos veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur veton për anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB, një lëvizje që qeveria izraelite e ka kundërshtuae me forcë. Një...

Duan të zhdukin “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

NGA Alba Malltezi  Është krijuar tashmë një refren i padrejtë dhe bezdisës për veshët e shqiptarëve, sikur drejtësia, aleatët tanë ndërkombëtarë, duan të “zhdukin” opozitën....

Pse lëngu i freskët i frutave nuk është gjithmonë i shëndetshëm

Kur themi lëng i freskët që del nga shtrydhja e frutave të stinës, ndodh rrallë që njerëzit ta refuzojnë. Fakti që është i freskët...

Sara shtatzënë/ Reagon Bardhi: Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

Lajme të tjera

Web TV