Juventus kërkon Pogba-në, 60 milionë euro plus Çan për ta marrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Juventus kërkon që të rimarrë në radhët e saj Paul Pogba-në dhe për këtë blerje ajo i ka ofruar klubit të Manchester United 60 milionë euro dhe futbollistin Emre Çan.

Në një raportim të “Tuttosport” thuhet se “Zonja e Vjetër” po përdor të gjitha mënyrat për të sjellë në Torino futbollistin francez.

Ky rikthim është i dëshiruar edhe nga vetë Pogba, i cili ka parë se hapësirat te United janë shumë të vogla dhe rikthime te kampionët në fuqi të Italisë do ishte lëvizja e duhur për të.

Trajneri i United, Ole Gunnar Solskaer, nga ana tjetër ka hedhur poshtë zërat se Pogba do të transferohet te bardhezinjtë e Italisë.

Paul Pogba kaloi te “Djajtë e Kuq” në vitin 2016 dhe që nga ai moment nuk ka arritur që të lërë shenjë te United, duke e konsideruar këtë kalim si një dështim. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse francezi e sheh Juventusin si një shpresë për ringritje të imazhit, e nga ana e juventinëve ai shikohet si një mundësi e veçantë e përforcimit të mesfushës./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

PS tre mandate në pushtet, i dërguari i SHBA: Me kënaqësi presim zgjedhjet e ardhshme

I ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë, David Wisner gjatë një interviste për ”Zërin e Amerikës”, tha se...

Pija “magjike” që ka bërë bujë! Gratë dëshmojnë se duken më të reja pas konsumit të saj

Një pije u bë virale së fundmi dhe një numër i madh grash pohuan se kishin vënë re që pas konsumimit të këtij lëngu...

“Përse u shenjëstrua Dumani?”/ Ja si përgjigjet analisti i njohur

Në një intervistë në një emision televiziv, analisti Arben Meçe, analizoi deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë, dhe akuzat e tij të forta...

Rikthehet “makthi” i tërmetit në Turqi, pamje nga momenti i lëkundjeve sizmike

Tërmeti i magnitudës 5.6 Rihter që goditi Turqinë pasditen e kësaj të enjteje shkaktoi panik te banorët. Lëkundjet e tërmetit u regjistraun në rajonin e...

Kanye West sulmon fizikisht një burrë, sepse i ngacmoi të shoqen

TMZ ka zbuluar se Kanye West po investigohet për sulm fizik të qëllimtë pasi goditi një burrë, i cili thuhet se kreu një veprim...

Lajme të tjera

Web TV