Kërkimi për trajnerin e ri, vështirësohet situata për Partizanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesa e parë e sezonit 2019-2020 nuk ka rezultuar aspak e mirë për kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore, Partizanin. “Demat e kuq” të kryeqytet rikthyen titullin kampion pas plot 26  viteve, rezultat që u arrit nën drejtimin trajnerit Skënder Gega.

Mirëpo menjëherë pas mbarimit të sezonit kontrata me të nuk u rinovua dhe vendin e Gegës e zuri tekniku italian Franko Lerda.

Nën drejtimin e Lerdës, Partizani pësoi një rënie të fortë, madje humbi edhe derbin me Tiranën me rezultatin 1-2, situatë që çoi në shkarkimin e menjëhershëm të italianit.

Kjo gjendje bëri që ata të luajnë dy ndeshje pa trajner, atë me Teutën, të cilën e humbën dhe takimin me Vllazninë ku me shumë mundim arritën të merrnin fitoren minimale 1-0.

Aktualisht “Demat” janë nën drejtimin e trajnerit të dytë Ronaldo Kalarit dhe që prej 10 ditësh janë duke u parë mundësitë për të gjetur zëvendësuesin e Franko Lerdës.

Në fillim emri më i përmendur ishte ai i ish-portierit Orges Shehi , por mungesa e eksperiencës së durrsakut në këtë pozicion bëri që drejtuesit të stepeshin ndaj këtij vendimi.

Më pas emri më i përmendur ishte i trajnerit të Skënderbeut, Ilir Dajës, menaxher i cili u synua edhe nga klubi i Tiranës, të cilët momentalisht janë nën drejtimin e trajnerit të portierëve Emanuele Egbos.

53-vjeçari nga Tirana nuk pranoi ofertën e asnjërës prej klubeve të kryeqytetit, duke zgjedhur të qëndrojë te skuadra e korçarëve, ai nuk pranoi që të ndërpriste misionin e ringritjes së Skënderbeut.

Sulejman Stavora është një tjetër emër që qëndron në listën e pasuesit të Lerdës dhe duhet theksuar se ka kontribuar të ky ekip sa herë ka qenë e nevojshme dhe se ia ka dalë t’i ndihmojë kryeqytetasit në raste të tilla./Përgatiti: K.T./Fjala.al/

Të fundit

Vënia në pranga dhe dorëheqja e Goros, OMONIA ngre pikëpyetjet për pronat në Himarë

Komuniteti grek në Shqipëri, OMONIA ka reguar pas arrestimit dhe dorëheqjes së kryebashkiakut në detyrë të Himarë, Jorgo Goro. Në...

Çfarë po ndodh? Një tjetër ish-kryebashkiak socialist paraqitet në SPAK (Emri)

Ish-kryetari i bashkisë së Sarandës Stefan Çipa është paraqitur sot në SPAK. Mësohet se ish-kryebashkiaku është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e inceneratorëve. Zyrtarisht...

“Investimet e huaja janë rritur”/ Rama: Ekonomia shqiptare ka marrë një vlerësim të mirë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ka potenciale për të vjelë investime të huaja. Ai tha se kërkesa për Shqipërinë rritet në mënyrë eksponenciale. Sipërmarrja...

Kur do të pastrohet ajri nga pluhuri saharian? Flet sinoptikania Porja

Pluhuri saharian ka përfshirë të gjithë Shqipërinë, përshirë edhe kryeqytetin, duke shkaktuar probleme në frymëmarrjen e njerëzve. Sinoptikania Lajda Porja shpjegoi se pse ndodhi ky...

“Mos më picko”/ Plas sherri në kuzhinë, Egla e spërkat me ujë, ja si reagon Ilnisa

Një situatë mjaft e pakëndshme ka ndodhur në kuzhinën e BBV3, ku Ilnisa dhe Egla zihen keq me njëra-tjetrën. Ilnisa ishte duke larë enët, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV