Njihuni me plazhin më të pazakontë në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I fshehur në një vend të vogël, pikërisht në mes të një livadhi, “Playa de Gulpiyuri”, është një nga plazhet më të mrekullueshme në botë dhe gjithashtu, një nga plazhet më të pazakonta dhe unike që do të gjeni. Ky plazh është një xhevahir!

Ai ka rërë të bardhë, dallgë të vogla, i rrethuar nga shkëmbinj, dhe madje, herë pas here ndodhin edhe batica që përfshijnë edhe gjirin e tij.

Plazhi është i vendosur afër qytetit bregdetar të Llanes, në zonën e Asturias në Spanjë. Plazhi i Gulpiyur është ndryshe nga çdo gjë që kemi parë ndonjëherë. Imagjinoni të jeni duke ecur dhe të përfundosh në një plazh idilik, pikërisht në mes të një livadhi të gjelbër dhe 100 metra larg një shkëmbi.

Sidoqoftë, në mbarë botën mund të gjeni plazhe të tjera plotësisht të fshehura nga deti i hapur. Por, si u krijua ky plazh?

Ujërat e kripura të detit Cantabrian kanë goditur për vite me rradhë shkëmbinjtë, duke krijuar një seri tunelesh nëntokësore dhe shpellash, nga ku dhe ushqejnë vazhdimisht ujërat në plazhin Gulpiyuri.

Plazhi fillimisht ishte një shpellë që u shemb, duke krijuar një dalje nga brenda për ujërat e detit, e cila gjithashtu mbante me vete rërë dhe me kalimin e kohës, u krijua kjo perlë.

Uji i kristaltë i këtij plazhi ka temperaturë të paqëndrueshëme, sepse uji ka tendencë të mbetet për një kohë të gjatë nëntokë përpara se të dalë në plazh, por kjo dukuri i shton këtij vendi si veçantinë ashtu dhe bukurinë./Fjala.al/

 

 

Të fundit

Deputetët të deklarojnë kush përdor Sky ECC

Deputetët e Partisë Demokratike kanë propozuar një nismë që kërkon vetëdeklarimin e deputetëve dhe ministrave për përdorimin e platformës...

Rama: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë një dalje për median ku ju ka kërkuar emigrantëve që të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e...

Mundësi të shkëlqyera për sukses…Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të shtunën dita premton të jetë pozitive, me Marsin që ju jep energji dhe vendosmëri. Në dashuri...

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin veriun me pjesën tjetër të...

Lajme të tjera

Web TV