Operacion antidroge; sekuestrohen 52 kg kanabis sativa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vazhdon trafiku i drogës. Policia ka mundur të pikasë mjetin që lëvizte me drogë. Sipas të dhënave zyrtare mësohet se Policia e Lezhës ka sekuestruar 52 kg lëndë narkotike kanabis, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona si dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit policor “Tranzit” në afërsi të një karburanti në fshatin Tresh të Lezhës, u gjet dhe u bllokua mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. K., ku në sediljen e pasme dhe në bagazh u gjetën 52 kg drogë.

Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë ndalimin e shtetasit me inicialet I. R., 26 vjeç dhe E. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, të cilët ndodheshin në mjetin paraprijës.  Po ashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. K., 29 vjeç, banues në Shkodër dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ky shtetas, kur ka kontaktuar që shërbimet e Policisë kanë bllokuar automjetin që i paraprinte, ka mbyllur automjetin në afërsi të një karburanti dhe është larguar me shpejtësi.

Policia, nën drejtim e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me DVP Tiranë e Shkodër po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu edhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /Fjala.al/

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV