Gjykata e Tiranës vendosi sot të pushojë çështjen penale ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Spartak Braho. Deputeti Braho u padit nga ish-drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit (ISKK), Agron Tufa, për fyerje e shpifje, ndërsa kërkoi nga socialisti shumën prej 250 000 lekësh si dëmshpërblim.
Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Sokol Pasho, vendosi të pushojë vlerësoi se kërkesa e ngritur nga Tufa nuk përmbush kriteret ligjore në kuptim të legjitimimit aktiv të kërkuesit dhe nuk mund të merret në shqyrtim prej kësaj Gjykate, ndaj edhe çështja duhet të pushohet.
Në prill, Tufa u shpreh se nuk ishte përballur vetëm me shpifje, por edhe kërcënime.
Ai i pati kërkuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi që t’i tërhiqte vëmendjen deputetit Braho për akuzat që ky i fundit kishte hedhur në emër të Tufës, në sallën e Kuvendit./Fjala.al/
VENDIMI