Burkina Faso/ Sulmi terrorist lë të vdekur 35 persona, shumica gra  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sulm i organizuar terrorist në Burkina Faso ka lënë të vrarë 35 civilë.

Shumica prej të vrarëve janë gra.

Sulmi ndodhi gjatë një pike kontrolli në pjesën veriore te shtetit, në Soum.

Përleshja midis forcave ushtarake të Burkina Fasos dhe militantëve terroristë zgjati disa orë rresht, në afërsi të qytetit Arbidua pranë kufirit me Malin.

Në një njoftim për mediat, krerët e ushtrisë raportuan se nga ky sulm mbetën të vrarë 7 persona të forcave të sigurisë si dhe 80 militantë terrorist.

Në mesin e 35 civilëve 34 prej tyre ishin gra dhe në nderim të tyre presidenti i vendit, Roch March Kabore, shpalli dy ditë zi kombëtare.

Burkina Faso, nuk është hera e parë që përballet me akte të tilla pasi edhe në të kaluarën ka vuajtur shumë nga ekstremizmi islamik që është parë edhe në vendin fqinj Mali.

Në Mali, ushtria franceze u detyrua të ndërhyjë për t’i larguar nga pushteti grupet terroriste në disa qytete.

Sulmet e shpeshta nga terroristët në këtë vende, i ka detyruar banorët e saj që të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të drejtohen drejt vendeve evropiane, të cilat duken më të sigurta.

Të fundit

Rama poston foton nga oborri i selisë së PS/ Çfarë agimi ky sot!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në agimin e ditës së sotme përmes një postimi në rrjetet sociale. “Çfarë agimi ky...

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë, por kjo kërkesë...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Lajme të tjera

Web TV