Dy automjete janë përfshirë nga flakët paraditen e sotme.
Ngjarja ndodhi përpara godinës së Bashkisë së Kamzës.
Njëra nga makinat e djegura i përket Policisë Bashkiake të Kamzës.
Djegia e saj ka qenë pasojë e përhapjes së flakëve të cilat kanë përfshirë një automjet tip “Smart” i cili ndaloi pranë saj.
Policia dyshon se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në impiantin e gazit të automjetit tip “Smart”.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Makinat e përfshirë nga flaktët kanë bërë që “Bulevardi Blu” të bëhet i pakalueshëm në atë segment për disa minuta. Kjo ka shkaktuar edhe trafik të rënduar i cili bëri që shërbimi i zjarrfikësve të mbërrinte pas 20 minutash për të shuar flakët.
Njoftimi i policisë: Rreth orës 10:00 në Kamëz automjeti tip “smart” me drejtues shtetasin I. H, është përfshirë nga flakët në lëvizje.
Gjatë ndalimit është përfshirë nga flakët dhe një fugon i cili ndodhej i parkuar në krahun e rrugës prej nga ku ka veç dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në impiantin e gazit të automjetit tip “Smart”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.