Djali i El Çapos “shndrrohet” në një Santa në kohën e Krishtlindjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ovidio Guzman Lopez është djali i famëkeqit të drogës Joaquin Guzman, i cili njihet si “El Chapo”.

28-vjeçari është një nga katër fëmijët nga martesa e dytë e babait të tij. Chapo kishte edhe dy gra të tjera dhe të paktën gjashtë fëmijë të tjerë, sipas raportimeve. Ovidio është udhëheqësi i kartelit të fuqishëm Sinaloa. Ai dhe vëllai i tij i madh Ivan morën nën kontroll bandën e drogës pasi babai i tyre u kap dhe u ekstradua në SHBA në 2017.

Djemtë, të cilët njihen në vend si “Los Chapitos”, më parë mendohej se ishin në luftë me një nga themeluesit e organizatës, Ismel “El Mayo” Zambada i cili donte që ata të largoheshin nga organizata.

Pas gjithë informacioneve famëkeqe fshihen veprime humanitare që e bëjnë Ovidio Guzman-in figurë më pak të tmerrshme nga sa njihet. Djali i El Çapos ka organizuar festa për banorët në Sinaloa, duke u ofruar darkë falas dhe plot 36 makina. Rrjetet shoqërore meksikane u mbushën me video ku makinat dukeshin të vendosura rresht në një qytezë të Sinaloas.

Veprimet e Ivan Archivaldo Guzmanit ngjajnë me ato të ish-bashkëpunëtorit të El Çapos, Pablo Eskobar, i cili shquhej për dhurata bujare, herë pas here. Guzman është pothuajse i paprekshëm tashmë në Meksikë. Pak muaj më parë, ai u arrestua nga policia por u lirua sërish, pasi njerëzit e kartelit iu vërsulën ndërtesave të policisë me armë të rënda, duke i detyruar të tërhiqen.

Të fundit

Asnjë e shtënë arme, asnjë i plagosur, rusët i dorëzohen robotëve dhe dronëve ukrainas

Një moment historik është shënuar në frontin lindor të Ukrainës, ku një grup ushtarësh rusë u dorëzuan për herë...

Kukullat Labubu “pushtojnë” edhe Bebe Rexhën, fansat në panik

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Bebe Rexha, i është bashkuar njërit prej trendeve më të përhapura në rrjetet sociale kohët e fundit,...

1976 – Lojërat Olimpike në Montreal nën hijen e bojkotit afrikan

Më 17 korrik 1976, u hapën zyrtarisht Lojërat Olimpike Verore në Montreal, Kanada, në një atmosferë të trazuar nga tensionet politike ndërkombëtare. Ajo që...

Zjarr i madh pranë “Zonës 51” në Nevada, shpërthejnë teoritë konspirative

Një zjarr i madh ka shpërthyer pranë bazës ushtarake të njohur si Zonja 51 në Nevada, duke shkaktuar spekulime të shumta nga adhuruesit e...

S’mund t’i besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt

Nga Mero Baze Debati mes dy partnerëve në koalicion, Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, është pasojë e qartë e mosbesimit politik mbi të cilin është...

Lajme të tjera

Web TV