Italianët dhe grekët “pushtojnë” tregun shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italianët dhe grekët zgjedhin të investojnë në Shqipëri. Ndërmarrjet e mëdha të huaja janë të përqëndruara kryesisht në aktivitetet ekonomike si call center, prodhimi i këpucëve dhe aktiviteti bankar.

Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta me pronarë nga Greqia dhe Italia përfaqësojnë 52,8 % të ndërmarrje gjithsej.

Instituti i Statistikave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, hartoi një publikim të veçantë për treguesit kryesorë të ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkëta që operojnë në Shqipëri.

Duke iu referuar periudhës nga viti 2016-2018, statistikat në lidhje me ndërmarrjet private të huaja dhe të përbashkëta (shqiptare dhe të huaja) synojnë të monitorojnë situatën, strukturën, intensitetin e tregtisë dhe performancën e tyre brenda territorit të Shqipërisë.

Në vitin 2018, ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta që operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë janë 6.259, ndërsa në fund të vitit 2017 ishin 6.295 ndërmarrje.

Në vitin 2018 ndërmarrjet me origjinën nga shtetet e Bashkimit Evropian zënë 2,5 % të ndërrmarjeve aktive gjithsej në Shqipëri, dhe 64,8 % të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta.

Ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 10,3 % dhe ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e tjera zënë 24,9 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta.

Ndërmarrjet me pronësi 100 % të huaj përfaqësojnë 65,6 % të totalit të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta, ndërsa ndërmarrjet e përbashkëta me mbizotërim të huajt përfaqësojnë 13,7 % të totalit.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në ekonominë shqiptare, ndërmarrjet nga Shtetet EU janë mbizotëruese ne shërbime të tjera (25,1 %), tregti (15,8 %) dhe industri (10,9 %) ndaj totalit te ndërmarrjeve te huaja dhe te përbashkëta.

Në vitin 2018, ndërmarrjet e vogla nga vendet e BE-së mbulonin 77,8 % të të gjitha ndërmarrjeve të BE-së, ndërsa kompanitë e mëdha mbulonin 1,1 %. Kjo përqindje e bizneseve të vogla dhe të mëdha lidhet me veprimtarinë ekonomike ku ata veprojnë.

Lexo edhe :  Fatkeqësitë natyrore dhe korrupsioni i monitoruar edhe nga shoqëria civile

Përqindja më e lartë e shitjeve neto të realizuara nga ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta, krahasuar me ndërmarrjet shqiptare është në sektorin e Shërbimeve të tjera me 46,2 %, ku ndikimi më i madh është nga grupi i shteteve të BE-së (39,7 %).

Përqindja më e ulët e shitjeve neto për ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta është në sektorin e Tregtisë me 13,9 %.

Shtetet e tjera kanë ndikimin më të madh të shitjeve neto në sektorin e Industrisë nxjerrëse me 39,9 % dhe vendet e Ballkanit perëndimore kanë ndikimin më të madh të shitjeve neto në sektorin e Tregtisë me 3,1 %.

Të fundit

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Lajme të tjera

Web TV