Ja prokurorët e rinj/ Do drejtojnë Kukësin, Elbasanin, Fierin dhe Lushnjën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar zgjedhjet për postin për drejtues të prokurorisë së Kukësit.

Në mbledhjen e zhvilluar disa minuta më parë, pas shqyrtimit të kandidaturave të propozuara nga Komisioni i Karrierës në Këshill ka zgjedhur edhe prokurorin që do të drejtojë prokurorinë e qytetit verilindor.

KLP ka shqyrtuar kandidaturat e Edmond Kariqit, Fahrije Vatës dhe Rita Gjatit. Midis këtyre tri kandidaturave Këshillimi i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur me 6 vota pro ( Bazaj, Balla, Seiti, Cani, Esmeralda Cami, Beluri) prokuroren Rita Gjati drejtuese të prokurorisëë pranë Shkallës së Parë, Kukës me caktim të përkohshëm 3- mujor.

Më pas KLP ka miratuar me 6 vota pro ( Ibrahimi, Seiti, Balla, Esmeralda Cami) projekt akti “Për caktimin e përkohshëm të Kreshnik Ajazit në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan”.

Gjithashtu, janë miratuar me 10 vota pro Violeta Shkurta në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Fier dhe Arben Dyla në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Lushnjë.

KLP ka miratuar me 9 vota pro (kundër Besnik Cani), projekt aktin për caktimin e përkohshëm të Françesk Ganaj, aktualisht prokuror në Lezhë, në pozicionin të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë. /Fjala.al/

Të fundit

Merr flakë apartamenti në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë

Një apartament në "Zog të Zi" në Tiranë është përfshirë në flakë paraditen e sotme. Zjarri është izoluar ndërsa raportohet vetëm...

“Romancat fitojnë”/ Rikja ironizon çiftet në BBV3: S’kam ardhur këtu të bëj pllaq-plluq

Edhe në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP”, çiftet kanë arritur që të marrin një vëmendje të madhe nga publiku. Megjithëse tashmë...

Fabrika false e parave i bën gjëmën bizneseve, hedh në treg shumën marramendëse

Katër burra prodhuan monedha të falsifikuara me vlerë të madhe në dollarë. Ky është një nga rastet më të mëdha të zbuluara të tridhjetë...

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i (VIDEO)

Ai është njëri nga rap-artistët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili tashmë shquhet për hitet që ka...

Java e pashkës katolike/ Besimtarët përgatisin vezët e kuqe

Kjo është java e shenjtë e besimtarëve katolikë që kulmon të dielën e pashkës. Kjo e enjte shënon ditë e parë të treditëshit të...

Lajme të tjera

Web TV