Nxënësit e Kosovës mbledhin 7700 euro për të prekurit nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova vijon të mbështesë vëllezërit e saj të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kështu, nxënësit e shkollave të Komunës Ferizaj kanë grumbulluar 7760 Euro për bashkëmoshatarët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

“Jam e prekur nga bujaria e nxënësve dhe i falënderoj pafund!” – shkruan ministrja e Arsimit Besa Shahini.

Nisma është iniciuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit Ferizaj dhe ka gjetur menjëherë mbështetjen e mijëra nxënësve, të cilët janë aktivizuar për të mbështetur bashkëmoshatarët e tyre nga Shqipëria.

Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të përfshira në këtë organizim janë: “Gjon Sereçi”; “Ahmet Hoxha”; “Ganimete Tërbeshi”; “Ismail Qemajli”; “Liman Rekaj”; “Enver Topalli”; “Jeta e Re”; “Pesë Dëshmorët e UÇK”; “Besim Rexhepi”; “Bilall Shala”; Mehdi Xhaferi”; “Visar Dodani”; “4 Prilli”; “Riza Matoshi”.

Ndërsa nga shkollat e mesme të larta janë: “Shkolla e Mesme e Mjekësisë”; Gjimnazi “Dr. Shaban Hashani”; Shkolla e Mesme Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini”; Shkolla e Mesme e Muzikës “Çesk Zadeja” dhe Shkolla e Mesme Teknike “Pjetër Bogdani”.

Të gjithë nxënësit e 19 shkollave fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta që janë përfshirë në këtë aktivitet humanitar, krahas mbështetjes së tyre të drejtpërdrejtë humanitare, kanë organizuar edhe aktivitete bamirësie ku kanë përfshirë shumë qytetarë, prindër dhe nxënës në këtë aktivitet solidar.

Të fundit

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Lajme të tjera

Web TV