Studimi: Arti bën që njerëzit të jetojnë më gjatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse pas një gripi, depresioni, ankthi apo stresi të madh shkoni tek mjeku, ai mund t’u rekomandojë të vizitoni një muze apo galeri arti.

Kjo po ndodhë në disa vende perëndimore. Ndërsa në Skotlandë prej kohësh përshkruhet ecja në natyrë, si një metodë shërimi.

Shumë njerëz mund të jenë skeptikë, por profesionistët e mjekësisë janë të sigurtë që ecja në natyrë dhe vizita në muze i jep energji të mirë trupit dhe mendjes tonë.

Ndërkohë, University College London, bëri një studim nga ku gjeti një lidhje midis pjesëmarrjes në aktivitete të lidhura me artin dhe të jetuarit më gjatë.

Studiuesit zbuluan se ata që merreshin me arte të ndryshme të paktën çdo disa muaj kishin një rrezik 31% më të ulët të vdisnin herët se ata që nuk merreshin me art. Studimi thotë se ata që merreshin me arte vetëm një ose dy herë në vit kishin një rrezik 14% më të ulët.

Një pjesë e arsyes për ndryshimin në jetëgjatësi mund të shihet deri në ndryshimet socio-ekonomike midis atyre që shkojnë në muze, galeri arti dhe teatro, dhe ata që nuk munden, thuhet ndër të tjerash në studim.

Ne po marrim një pamje gjithnjë e më të pasur se si artet mund të përmirësojnë shëndetin dhe nuk ka të bëjë me një përfundim të vetëm. Mund të ketë përfitime të ndryshme dhe të mbështesë jetë më të shëndetshme e deri te një jetesë më gjatë.”, tha për CNN, Daisy Fancourt, profesoreshë ne Departamentin e Kërkimeve të University College London.

Studimi shqyrtoi të dhënat e mbi 6.000 të rriturve në Angli që ishin 50 vjeç e më të vjetër. Në 2004 dhe 2005, studiuesit matën se sa shpesh pjesëmarrësit merreshin me aktivitete kulturore, sa shkonin në ekspozita, koncerte dhe opera (por duke përjashtuar shkuarjen në kinema)./Fjala.al/

Të fundit

Beleri kandidat për eurodeputet në Greqi, studiuesi Bido zbardh prapaskenat e forta

Përfaqësues të klasës politike të shtetit grek e ka quajtur studiouesi Ardit Bido, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi...

SHBA/ Gjykata e Lartë shqyrton vlefshmërinë e një prej akuzave të 6 janarit

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara filloi sot dëgjimin e argumenteve për një prej dy çështjeve që mund të ndikojnë në dy paditë...

Beleri simboli i ri i Greqisë për në PE, Strasburgu ‘fiton’ një hidraulik

Nga Jakin Marena Nga Greqia mbërriti lajmi se Fredi Bejleri, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës është përzgjedhur në listën e kandidatëve për eurodeputet...

Durrësi, temperatura ekstreme deri në 2040/ BB: Shkak mungesa e hapësirave të gjelbra

Deri në vitin 2040, qyteti i Durrësit do të përjetojë rritje ekstreme të temperaturave. Sipas Bankës Botërore, në raportin e fundit të saj, parashikohet...

Çfarë ndodhi? Jep dorëheqjen nënkryetari i njohur, ja arsyeja (Emri)

Pas akuzave të Ilir Metës, ka plasur konflikti në Partinë e Lirisë. Endrit Braimllari ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit. Reagimi Jap dorëheqjen nga funksioni...

Lajme të tjera

Web TV