Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku një grup shqiptarësh që po tentonin të hynin në atdhe, kanë qëlluar me armë ndaj një patrulle policie greke.
Bëhet fjalë për një band grabitësish, të cilët vidhnin kafshë të ndryshme në shtetin fqinj e më pas i sillnin ato në Shqipëri. Gjatë kalimit të kufirit ata kanë hasur me policinë kufitare greke dhe kanë shkëmbyer zjarr.
Mësohet se nga banda e përbërë prej pesë personash vetëm dy prej tyre ranë në prangat e policië greke, ndërsa tre të tjerët arritën të largoheshin.
Policia greke ka arrestuar 46-vjeçarin Sulo Ismaili, nga fshati Janjar i Sarandës, i cili ka bërë rezistencë të fortë, duke plagosur dhe njërin prej policëve grekë. Ismaili rezulton me precedentë penalë në Sarandë dhe në Greqi, për grabitje. Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe djali i tij, E. Ismaili, 16 vjeç./Fjala.al