test

Zgjidhet dilema, Tirana merr vendimin për trajnerin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesit e Tiranës kanë vendosur që në stolin e bardhebluve të qëndrojë nigeriani Emanuele Egbo. Ky vendim është marrë pasi tashmë ish-trajneri i portierëve arriti tri fitore të njëpasnjëshme, midis tyre edhe derbin me Partizanin. Tirana arriti që të fitonte sfidën me “Demat” e kaq pas një periudhe pesë vjeçare.

Emanuele u vendos në stolin e kryeqytetasve si trajner emergjence pas shkarkimit nga detyra e Ahmatajt. Rezultatet e skuadrës bënë që presidenti i klubit të marrë vendimin për t’ia besuar këtë detyrë de4ri në fund të sezonit nigerianit.

Ish-portieri i Tiranës e Bylisit tashmë do të jetë drejtuesi kryesor i stolit të bardhebluve dhe duhet të fillojë me planet për fazën tjetër të sezonit. Egbo ka vite që është pjesë e stafit të Tiranës duke luajtur rolin e protagonistit në përgatitjen e portierëve të klubit.

Ai ka luajtur për skuadrën e Tiranës nga viti 2001 deri në 2004, periudhë në të cilën bardheblutë kanë fituar edhe dy tituj kampionë./Përgatiti: Fjala.al/

 

Të fundit

Tri zakone të praktikuara nga çiftet më të lumtura

Shumë çifte që janë të zënë bëhen të pakënaqur dhe të largët, sepse çdo gjë tjetër ka përparësi mbi...

Kapen me sasi të madhe droge dhe armë, arrestohen 4 shqiptarë dhe 1 italian

Një 41-vjeçar italian dhe 4 shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane e Barit, të gjithë përgjegjës për trafikim të lëndëve narkotike, tre prej shqiptarëve...

Portugalia synon të vulosë kualifikimin ndaj Turqisë, formacionet zyrtare të skuadrave

Kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Portugalisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare para duelit që nis me fillim nga ora 18:00. Dy ekipet kanë nga...

Ushqimet që shkaktojnë gazra, mënyra e duhur si t’i konsumoni

Edhe pse fasulet janë më famëkeqet për nxitjen e gazrave, ka shumë ushqime të tjera që shkaktojnë gazra dhe shqetësime gastrointestinale. Gazat prodhohen kryesisht nga...

Lando Norris do të niset nga Pole Position në Çmimin e Madh të Spanjës, befason Hamilton

Lando Norris do të niset i pari në garën e së dielës në Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1. Piloti britanik i...

Lajme të tjera

Web TV