Rama tek Burgu i Grave, iu bën dhuratën më të bukur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, ka qenë i pranishëm sot në Burgun e Grave në Tiranë ku ka folur për amnistinë që disa prej këtyre grave përfitojnë këtë fundvit.

Sipas tij janë jo pak, por 56 gra të dënuara të cilat po përfitojnë nga amnistia dhe se ai ka luftuar me ekipin e amnistisë në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë gra. Ai pohoi se një grua ka 1001 arsye të kryejë një krim duke nënkuptuar empatinë e tij lidhur më dënimin e grave.

“Më vjen shumë mirë që ne bëjmë këtë amnisti, kemi 56 gra që vuajnë dënimet në burgje dhe dëshironim që të gjitha të përfitonin nga amnistia. Të them të drejtën mbase kjo nuk është shumë korrekte, për tu thënë publikisht, por unë kam bërë shumë debat me gjithë ekipin e amnistisë sepse do të doja të kishte edhe më shumë ulje për disa prej jush që kanë kryer krime shumë të rënda, jo për të justifikuar vrasjet e burrave, por për një arsye tjetër, për arsyen se unë besoj shumë fort që një grua arrin në atë ekstrem përtej faktit që kryen një krim të rëndë dhe të dënueshëm, ka me siguri 1001 arsye, plagë në mendje dhe shumë kujtime të hidhura në trup që e çojnë në atë pikë”- tha Rama.

Kryeministri nuk la pa prekur edhe maskilizmin dhe diskriminimin që ju bëhet grave sot në krahasim me burrat. Sipas tij fajet u lihen gjithnjë të dobëtëve përballë atyre që janë më të fortë të shkathët e të pasur.

“Fatkeqësi e madhe që kur sheh gjithë historinë e sistemit tonë gjyqësor sheh se në kapitullin e gjyqeve të burrave dhe grave, raporti i vendimeve që shkojnë në favor të burrave me atë të grave është skandaloz. Këtu kam parasysh gjyqe që të rrëqethin mishin kur lexon dosjet për gra të dhunuara e të përdhunuara me protagonistë që shpëtojnë ose si të pafajshëm ose me dënime qesharake, edhe me përsëritës. Fajësitë i lihen gjithmonë më të dobëtëve, përballë atyre që janë më të fortë, më të shkathet e më të pasur. Me reformën në drejtësi kam shumë besim që gjërat do të ndryshojnë, që fëmijët tuaj të jetojnë në një vend me një sistem drejtësi që nuk i bën më fajet dhe gabimet e bëra në këto 30 vjet. Me kostume e me kravatë kanë dhënë vendime skandaloze, që rëndojnë gratë”, -pohoi kryeministri./Fjala.al

Të fundit

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat kanë marrë peng interesat e komunutetit himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

U zgjodh të drejtojë Bashkinë e Himarës, reagon për herë të parë Blerina Bala

Blerina Bala ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjes nga Këshilli Bashkiak si kryetarja në detyrë e Bashkisë Himarë, e cila do ta mbajë...

Rritja e Euros si “flakë kashte”, pse ndodhi luhatja e monedhës europiane?

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri pranë niveleve më të ulëta...

Çfarë e shtyn Gazin të bëhet kaq “patriot”?

Nga Artur Ajazi Gaz Bardhi, ditët e fundit, është bërë më opozitar se kurrë. Madje, ai thotë se “gjithçka e bën për popullin, për vendin,...

Lajme të tjera

Web TV