Dëmet nga tërmeti/ Raporti: Tirana me 140 pallate të pabanuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tërmeti i 26 nëntorit i ka kushtuar 140 pallate të pabanuara kryeqytetit. Megjithatë sipas drejtorit të përgjithshëm i Emergjencave Civile në Bashkinë e Tiranës, Erindi Bejko, do të duhet dhe një akt ekspertimi i thelluar për të vlerësuar se cilat nga pallatet do të rikonstruktohet dhe cilat do të prishen tërësisht.

Kanë mbërritur aktet e para të konstatimit zyrtarisht. Për sa i përket dëmeve në pallat janë ndarë në tre kategori.

Për ato që kemi vërtetim që nuk kanë dëme në strukturë kemi filluar proces evidentimi për nevojat dhe riparimet.

Dëmet e mesme do të marrin një sy të specializuar dhe pastaj do të nisin nga riparimi.

Për ato me dëmtime të rënda do të vendoset nëse pallatet do të rrinë në këmbë apo do të shemben”, – deklaroi gjatë një prononcimi për Tv Klan, drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile në Bashkinë e Tiranës, Erindi Bejko.

Pas mbylljes së raporteve përfundimtare, Bashkia e Tiranës thotë se do të nisë puna për riparimet e dëmeve të lehta në objektet që nuk kanë pësuar dëmtime në strukturë.

Ndërkohë ekspertët në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Laç vijojnë vlerësimin e banesave të prekura nga tërmeti. Disa prej tyre që janë vlerësuar të pabanueshme janë shembur dhe të tjera po vijojnë që të kenë të njëjtin fat./Fjala.al/

Të fundit

Pse na vlerëson ‘Standard&Poor’s’?

Fatos Çoçoli Në raportin e saj më të fundit të publikuar më 21 Mars 2025 (https://disclosure.spglobal.com/ratings/en/regulatory/article/-/view/type/HTML/id/3341632 ), agjencia prestigjioze ndërkombëtare...

Përfshihet nga flakët automjeti në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, shpëton 31-vjeçari

Një automjet u përfshi nga flakët pasditen e së martës, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Policia e Gjirokastrës njofton se automjeti tip...

Rregulla të forta për turistët në këtë vend, gjoba deri në 700 euro për shkelje

Kroacia është vendi më i fundit në Evropë që po merr masa kundër sjelljeve të pahijshme të turistëve. Ishulli i Hvarit, i njohur për jetën...

Divorci me Jennifer Lopez, Ben Affleck e thotë “troç”: Ishte e turpshme…

Ndarja e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ishte padyshim më e bujshmja. Gjatë një bisede të sinqertë me britanikun GQ, Affleck ka hedhur pak...

(PAMJET) Aksident i rëndë ! Dy makina përplasen kokë më kokë, 3 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Burime bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e...

Lajme të tjera

Web TV