test

Egbo i Tiranës: Objektivat s’kanë ndryshuar, Muçi një talent në skuadër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Refik Halili i besoi Emanuel Egbonit stolin për vijimin e kampionatit. Tifozët e kanë pritur mirë këtë lajm. Vetë Egbo tregoi se vendimi i klubit nuk ndryshon aspak planet e tij për të ardhmen.

Mendoj që nuk kanë ndryshuar planet. Klubi më ka dhënë besim për të vazhduar drejtimin e Tiranës si trajner i parë.”, tha Emanuel Egbo për Top Channel.

Për të thyer ecurinë negative, Tiranës i nevojitën 3 fitore.

Unë i kam thënë lojtarëve që nuk kemi për të ndryshuar shumë gjëra sepse i kemi kualitetet brenda skuadrës. Objektivi im ashtu si i klubit mendoj që janë të përbashkët. Dëshira është të fitojmë sa më shumë ndeshje e në fund të bëjmë llogaritë”, shprehet ai.

Në fund elozhet për një talent si Ernest Muçi që në këto ndeshje të Egbo në drejtim ka shfaqur kualitet dhe mbi të gjitha është treguar deçiziv nuk munguan, megjithatë ka dhe një këshillë për të.

Çdo lojtar në ekip është shumë i rëndësishëm, Muçi është një talent që i nevojitet klubit të Tiranës. Të jesh sulmuesi i parë i Tiranës nuk është diçka e thjeshtë për tu bërë. Nuk mjaftojnë 2, 3 ndeshje të mira për të menduar se ke arritur çdo gjë. Ai duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, të punojë shumë që të arrij më lartë në aspektin personal”, tha Egbo.

Të fundit

Çmenduri/ Austria mposht Holandën dhe e mbyll grupin si kryesuese, zhgënjen sërish Franca

Grupi D duket se sjell edhe surprizat më të mëdha deri në këtë pikë të Euro 2024, teksa në...

Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Serbia është e gatshme për “marrëveshje dhe kompromise” në bisedime me Kosovën, tha kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, për agjencinë AFP. Këtë deklaratë, Vuçeviq e...

Burim i shkëlqyer vitaminash për organizmin, zbuloni cilësitë e farave të shalqirit

Ngrënia e shalqinit është një proces që sfidohet nga farat e shumta të tij. Zgjedhja është e qartë. Ose duhet t’i pështysh ose t’i...

Pse Berisha caktoi protestën kombëtare më 12 korrik?

Nga Ylli Pata Përse Sali Berisha zgjodhi ditën e samitit të NATO-s si datë për protestën e tij kombëtare? Kryesia e partisë së Sali Berishës, tashmë...

Kredi me zero interes për punonjësit e administratës, ja si do të ndahen, kriteret

Zbardhet sistemi i pikëzimit me kriteret mbi bazën e të cilave do të vlerësohen punonjësit e administratës që aplikojnë për të përfituar kredi me...

Lajme të tjera

Web TV