Shqiptarët mund ta përdorin pa kushte flamurin kuq e zi në Malin i Zi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Malit të Zi, me mbështetjen e shumicës, miratoi ligjin për simbolet kombëtare të hartuar nga ministria e Pakicave. Ligji garanton përdorimin e lirë të simboleve kombëtare dhe hedh poshtë neni 23, për rendin dhe qetësinë publike, i cili u ndalonte pakicave kombëtare përdorimin lirisht të simboleve kombëtare, përfshirë flamurin shqiptar, raporton Zeri i Amerikës

Përdorimi i simboleve kombëtare të pakicave ishte një problem i vazhdueshëm në Mal të Zi dhe ishte bërë objekt debatesh mes forcave politike shqiptare dhe zyrtarëve malazezë. Me ligjin e Malit të Zi për rendin publik, një qytetar që tregonte publikisht një flamur, stemë ose një simbol të një shteti tjetër pa autorizim, gjobitej me 100 deri 500 euro ose me burgim deri në 30 ditë.

Duke u bazuar në ligjin mbi rendin e qetësisë publike, vitet e fundit janë gjobitur shumë shqiptarë të Malit të Zi, që kishin përdorur flamurin shqiptar.

Në Mal të Zi krahas malazezëve e shqiptarëve, jetojnë serbë, boshnjakë, kroatë dhe romë. Të gjithë ata sipas kushtetutës së Malit të Zi, kishin të drejtë të përdorimin flamujt e tyre, por sipas ligjit për rendin publik, përdorimi i simbolit kombëtar duhet të bëhej krah flamurit malazez.

Miratimi i këtij ligji i jep fund praktikës që kushtëzon shfaqjen dhe përdorimin e flamurit e simboleve kombëtare. Ligji garanton gjithashtu shënimin e festës kombëtare në ato komuna ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë.

Të fundit

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Lajme të tjera

Web TV